Organizata për Hulumtime dhe Vetëdijësim Shoqëror Trungu dje ka bërë promovimin e librit “Nina-Nana”, libër ky që përmban në vete një përmblëdhje të këngëve të djepit/ninullave të rajonit të Mitrovicës, skruan InforCulture.info.

Libri i botuar nga kjo organizatë, sjellë në duart e lexuesëve një copëz të trashëgimisë shpirtërore të rajonit të Mitrovicës.

Botimi i këtij libri është përkrahur nga Ministria për Kulturë Rini dhe Sport e Kosovës, dhe është realizuar nga një staf profesionistësh i OHVSH-TRUNGU.

Ky realizim është bërë me qëllim të kontribuimit në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Kosovë, qëllim të cilin Organizata ” Trungu” e synon përmes të gjitha projekteve që ka realizuar që nga themelimi i saj.

Drejtori i OHVSH-TRUNGU,Besfort Islami tha se idenë për realizimin e këtij botimi e ka pasur qysh moti, dhe se është i lumtur që ky projekt ka gjetur mbështetjen e duhur për t’u realizuar. Ai poashtu tha se ky projekt është realizuar me shumë përkushtim dhe entuziazën, si nga stafi i brendshëm, ashtu edhe nga vullnetarët e angazhuar në teren.

Ninullat e vendosura në këtë botim, janë marrë nga një numër i madh i grave nëpër fshatrat e rajonit të Mitrovicës  që janë intervistuar në teren.

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të OHVSH-TRUNGU rreth këtij botimi:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here