Nga Lindja e largët,  rutina e kujdesit të lëkurës, është një nga gjërat më të mira që mund të adoptojmë ! Vajzat aziatike shquhen për lëkurën e butë e të bardhë si porcelan e duket se ato kanë gjetur “burimin e bukrisë së përjetshme” ! POR nëse deri tani e keni kërkuar tek kremrat apo serumet , ju sugjerojmë të hidhni syte tek produktet apo ushqimet që gjenden në çdo shtëpi.

Uji i orizit është receta popullore kineze që gjen përdorim të gjerë në rutinën e kujdesit të lëkurës, por më poshtë do të tregojmë se si mund ta përdorni edhe për flokët. Uji i orizit është i pasur në amino-acide, vitamina B , E, minerale dhe antioksidantë!

Me përdorimin e rregullt të ujit të orizit, ju do të shihni sesa më të butë, e të fortë njëkohësisht do të jenë flokët tuaj.

Receta e përgatitjes së ujit të orizit është shumë e thjeshtë nga se mendoni. Ajo që duhet të bëni është thjesht të lini dy lugë oriz gjysmë ore në një gotë me ujë e ta lini të pushojë për 24 ore. Më pas, kulloni orizin dhe lëngun përdoreni për flokët.  Mjafton të shpëlani flokët me këtë ujë e ta mbani në flokë për disa orë. Kur ta shplani ujin e orizit rekomandohet vetëm me ujë dhe jo me shampo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here