Nga Sami Arifi

Atdhetari Mehmet Gradica u lind në vitin 1909 në fshatin Gradicë, Shkollën fillore e kreu në Dobrashec (Dritan). Mehmeti rrjedh nga një familje me tradita kombëtare, ai si i ri, që në moshë  15 vjeçare ra në konflikt me organet e pushtetit, të cilët edhe e arrestuan. Mehmeti ik nga burgu i Mitrovicës dhe shko  në Shqipëri.

Atdhetari Mehmet Gradica në Shqipëri ndoqi mësimet në Shkollën Ushtarake, pastaj kthehet në Kosovë me gradën toger.

Mehmeti në vitin 1941 kthehet në Shqipëri, atje ai hyri në shërbim të Qeverisë Shqiptare, të cilin e caktojnë si postëkomandant të xhandarmërisë në Podujevë, Mitrovicë, Stanterg, Vushtrri dhe së fundi në Skenderaj.

Mehmeti ishte luftëtar i denjë për mbrojtjen e kufirit etnik nga Serbia dhe Mali i Zi.

Atdhetari Mehmet Gradica gjatë luftës në Drenicë ishte Komandant i Forcave Atdhetare, ai u plagos, kundër forcave komunisto-çetnike dhe shërbëtorëve të tyre, nga gjylja e topit, më 21 shkurt të vitit 1945, dhe pasi shpërtheu rrethimin  me Shaban Palluzhën dhe bashkëluftëtarët tjerë, në mbrëmje të asaj dite ndërroi jetë në afërsi të shkollës së Dobrashecit.

Lavdi heroit Mehmet Gradicës dhe të gjithë atyre të rënëve për lirinë e Atdheu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here