Prof. Dr. Rexhep Doçi

Derisa tre mbretër të mdhenj ilirë, Klaudin II, Aurelianin dhe Konstantinin e Madh, që sunduan gjatë kohës romake, i zë ngojë Karl Paçi, ai nuk e përmend mbretin ilir Dioklecianin. Në librin “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë” bëhet e ditur: “Diokles, emri i Dioklecianit para se të bëhej perandor. Diokleciani (C.Aurelius Valerius Diocletianus), peraqndor v. 284-305) e. sonë”.

Diokleciani ishte një mbret ilir shumë i zoti, për të cilin mësojmë nga sa venerojmë në veprën “Historia e popullit shqiptar”: “Ishte nga Dioklea në provincën e Dalmacisë, prej së cilës kishte edhe emrin…Formoi dy prefektura të mëdha: të Lindjes dhe të Ilirikut. Qendër e kësaj të fundit ishte Sirmiuns (Mitrovica e Savës)”. Pra, sundoi krejt pjesën lindore të Detit Adriatik, duke përfshirë edhe viset ilire veriore të Siujdhesës Ilire, përkatësisht Panoninë, ku gjendej Sirmiumi (Mitrovica e sotme e Sremit në Vojvodinë-R. D.). Mbreti Dioklecian e shtrinte sundimin në lindje të Ilirikut deri te pjesët lindore, ku sundonte një mbret tjetër ilir, Galerije (shek. III – IV e. s.), për të cilët mbretër ilirë, sidomos për Dioklecianin, po i mbarshtroj disa dëshmi.

Për këta dy mbretër ilirë ka ofruar të dhëna të shumta D. Klaiq, sipas të cilit këta perandorë njihen: për miqësinë e tyre, sepse Galerij për grua të dytë mori vajzën e Dioklecianit (pra Diokleciani dhe Galerij sundonin gjatë shek. III-IV prej bregdetit Adriatik e deri në bregdetin e Detit të Zi); janë të njohura dy pallatet e këtyre dy mbretërve ilirë, si tempuj hyjnorë, pallati i Dioklecianit në Split (gjendet edhe sot gati si topogërmadhë), dhe pallati grandioz i Galeriut afër Nishit, në vendlindjen e tij, që sot njihet si rrënojë me emrin Gamzigrad dhe Romeliana (Romeliana ishte e ëma e Galeriut, një ndjekëse heretike kundër krishterëve dhe krishtërimit), dhe e cila kështjellë e antikës së vonë, kur ishte në këmbët e veta ia kalonte për nga madhështia Pallatit të Dioklecianit në Split, që Galerije për ndërtimin e pallatit të tij kishte sjellë mermer, perfir e granit nga Asuani i Luginës së Nilit; ishte vital dhe e krahasonin me Aleksandrin e Madh; “burimet antike të shkrimtarëve krishterë sikur heshtin dhe mjaftojnë të thonë se Galeriun dhe Dioklecianin i ka dënuar zoti”; dhe, “si duket, lufta e haptë e Dioklecianit dhe Galeriut kundër krishtërimit dhe agonija e tyre ndaj botës pagane, ka qenë e kot; Në vitin 311 Galerije vdes afër Sofjes, duke u kthyer në vendlindjen e tij Gamzigrad, nga bregdeti i Detit të Zi, ku e kishte fituar një luftë…”.

Kjo histori dhe lidhshmëri miqësore, po edhe aleanca luftarake, e dy mbretërve ilirë të dy fiseve më të mëdha ilire, të Dardanëve dhe Dalmatëve në fund të shek. III dhe në fillim të shek. IV e. sonë në Siujdhesën Ilire (Ballkanike), flet për ruajtjen e etnosit pellasd-ilir-shqiptar dhe të gjuhës së këtij populli si fosile të shtresëzuara. Lidhur me emrin e mbretit ilir Dioklecian, bashkë me emrin Diokle të mbretit të Luftës së Trojës (1250 p. e. s.), si dhe për sa e sa trajtat gjuhësore të fjalës diokle nëpër shekuj, kam shkruar se kanë prejardhje nga: *Diokle > Di-Dy (numror) + kle (rrjedhë uji, klumsht – kumsht – qumsht?). Për prejardhjen e fjalës pellasde-ilire-shqipe diokle, dhe për rolin e saj ndërshekullor në onomastikë shih gjerësisht në veprën time: “Rreth prejardhjes së patronimit Doçi”, prej së cilës fjalë buron edhe ky patronim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here