Ju ka shkuar ndonjëherë në mend se çfarë fshihet pas pikës së gjelbër dhe portokalli në telefonin tuaj iPhone?

Mund të keni vënë re se shfaqen krejt papritur, por në fakt ka një arsye për këtë. Apple thotë se janë një paralajmërim. Dritëzat lajmërojnë ndezjen e mikrofonit ose të kamerës. Ky funksion është shtuar përmes përditësimit të iOS 14 në 2020.

Drita e gjelbër tregon që vetëm kamera ose kamera dhe mikrofoni po përdoren nga një aplikacion në iPhone tuaj. Mjafton të hyni në aplikacionin e kamerës dhe do të shihni se drita e gjelbër do të shfaqet, ndërsa kur dilni zhduket.

Nëse shihni dritën portokalli, tregon që është aktivizuar vetëm mikrofoni. Ju mund të hyni në Control Centre për të parë cili aplikacion po përdor mikrofonin apo kamerën tuaj. Aktivizimi i kamerës apo mikrofonit nuk është domosdoshmërisht me qëllim të keq. Për shembull, nëse doni të bëni foto në Instagram duhet që aplikacioni të ketë akses tek kamera apo nëse do të dërgoni një mesazh zanor në WhatsApp, nevojitet aktivizimi i mikrofonit.

Mbrojtja e Apple ndaj aplikacioneve është shumë e fuqishme pasi të gjithë kontrollohen përpara se të dalin në App Store. Nëse dyshoni që ka diçka që nuk shkon, kontrolloni aplikacionin në Settings dhe në rast se nuk bindeni, mjafton ta fshini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here