Aleksander Hasanas

Duke hulumtuar fjalë emërtime të lashta, e kryesisht ato paragreke ndryshe quajtur edhe homerike sot po sjellim pikërisht emrin e një ishulli me banim të lashtë i quajtur Nisyri.

Nisyros është një ishull i Egjeut jugor në perëndim të Rodosit, midis ishujve Kos, Tilos dhe Astypalea.

Etimologjia e emrit të tij mbetet e panjohur, e përcaktuar si paragreke. Emri më i lashtë i Nisyros ishte Porphyris. Muret e lashta, që datojnë nga shekulli i V para Krishtit, janë pjesë e akropolit të ishullit, pranë Mandrakis.

Morfologjia; pra forma e tij është ndikuar nga vullkani dhe toka e tij vullkanike është shumë pjellore dhe favorizon pemëtarinë dhe bimësinë e pasur. Ka një sipërfaqe prej 41 kilometrash katrorë, një lartësi prej 698 metrash dhe një vijë bregdetare prej 30 kilometrash.

Në mes të ishullit ndodhet krateri i madh i vullkanit të shuar dhe në qendër të tij aty ku dikur ka shpërthyer vullkani forma e mbetur ngjason si një Sy i vërtetë, pra është pikërisht ky: Sy; SYRI i vullkanit i cili i ka dhënë emrin këtij ishulli të banuar qysh në lashtësi emërtim i cili mund të shpjegohet e motivohet vetëm nëpërmjet gjuhës se lashtë shqipe …

Mjafton të themi tek ishulli i Syrit, i ni; nji syrit dhe kemi kuptuar pse ky ishull u quajt ashtu: NISYRI (Nisyros).

Festa e Panagjisë së Spilianit në 15 gusht është zakoni më i famshëm i banorëve të këtij ishulli. Në fund të shërbesës së mbrëmjes, këndohet një urtë që na kujton Javën e Mirë dhe të Premten e Madhe.

Nisyrianët kanë kompozuar himnet e tyre për festën. Pas shërbesës së darkës, ofrohet një darkë agjërimi duke shërbyer me llokume tradicionale të tyre.

Aleksander Hasanas

Ref.

https://www.hellenicaworld.com/Greece/Geo/gr/Nisyros.html…

https://www.visitgreece.gr/islands/dodecanese/nisyros/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here