Nga Gjon Keka
Deri më sot arrita t’i mbledh dhe sistemojë 7106 dokumente arkivore dhe bibliotekare mbi jetën, veprën dhe epokën e artë të Gjergj Kastriotit dhe historisë së Arbërisë.
Të merresh me historinë e popullit arbëror nuk është punë e lehtë, kur dihet se shumë nga dokumentet e vjetra janë zhdukur përgjatë shekujve nga pushtues të ndryshëm.
Megjithatë, fatmirësisht janë në fakt arkivat dhe biblotekat e ndryshme europiane e sidmos austriake që kanë ruajtur dokumente e vepra të vjetra mbi historinë e në veçanti për jetën, veprën dhe epokën e artë të kryezotit dhe kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastriotit(Skënderbeut).
Për studiuesit, historianët dhe hulumtuesit e fushave , ndoshta është e kuptueshme se si dhe me çfarë mundi nxjerren dokumente nga arkivat dhe bibliotekat dhe se sa pluhuri i madh i kohëve i ka prekur ato dokumente apo vepra kur shfletohen, për mua dhe studiuesit e historianët tjerë që kanë qëndruara nëpër arkiva kjo është e njohur, sepse vetë merrem vazhdimisht me studime të tilla e hulumtime, nxjerrje të dokumenteve e veprave të vjetra dhe se sa kohë e gjatë kalon deri sa të gjendet një dokument i vjetër i fshehur në mesin e shumë dokumenteve tjera.është pothuajse njësoj sikur të hulumtosh në thellësi të detit gjërat të çmuara që i kanë përkund valët e detit të shekujve, apo njësoj sikur të kërkosh në nëntokë ari të çmuar të fshehur nga e kaluara.
Mua personalisht pothuajse një pjesë e madhe e rinisë sime më ka shkuar duke u marrë me kërkime shkencore në arkiva e biblioteka nga gjitha ato vitet lodhje, mundimesh arritta të nxjerrë mjaftueshëm dokumente historike e që tani janë bërë pjesë e arkivit tim personal disa janë botuar në vepra të ndryshme të mia, dhe një shumicë e madhe janë ende të pabotuar , e disa do të botohen në vitet në vijim.
[Gjon Keka, studiues i epokës së artë të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut]