Nga Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

RASIA E DARDANISË KURRË NUK KANË QENË SERBI DHE RASIANËT SERBË, POR EMRI DHE FAMA E TYRE U PËRVETËSUAN NGA MOSKOVI, SI EMËR ETNIK RUSË DHE RUSI, DHE SI EMËR PËR PERANDORINË E SUPOZUAR “ROMA E TRETË”

Rasia – Rasha, Rashka (Racha) është një rajon historik në Serbinë jugperëndimore të sotme, që besohet se emrin e ka marrë sipas lumit me të njëjtin emër. Rashka ishte një famulli e rëndësishme gjatë mesjetës dhe prijësi i madh Stefan Nemanja* arriti ta bënte Rasinë (Rashkën) më të fuqishmin ndër famullitë tjera përreth, duke marrë kështu primatin nga Zeta (Dukla). Kryeqyteti i rajonit të Rashkës ishte qyteti antik (dardan-ilir) i Rasit, jo shumë larg Pazarit të Ri të sotëm.

Nga Rashka do të zhvillohet mbretëria mesjetare e Rasisë (Rashkës) e udhëhequr nga dinastia e Nemanjëve, më vonë edhe një Perandori shqiptare, bullgare, greke, me emrin “Magna Illyricum”- ILIRIKU I MADH, ndërsa dinastia e Nemanjëve emrin e morri sipas një fjale të shqipes së lashtë (pellazge-ilire), që domethënë “vasal”, “ i varur”, në vartësi nga Perandoria e Romës Lindore (Buzana-Konstadinia).

Nuk është e vërtetë siç thonë autorët sllavë, se Rashka u përmend për herë të parë në vitin 1189, si Rascia. Në botën perëndimore serbët u quajtën Rascianë, Raicenë ose Raci deri nga mesi i shekullit 16-të. Termi Rasciani dhe Raci-Rusi, u përdor edhe si emër fyes në gjuhën hungareze për serbët e mëvonshëm, siç thuhet, për shkak të numrit të madh të “serbëve” në Vojvodinë dhe Sllavoni, ndonjëherë duke e përdorej edhe termin “Rasia e Vogël” (Mala Rashka), sidomos për Vojvodinën.

E vërteta është se, sipas shumë burimeve historike, deri në gjysmën e dytë të shekullit 16-të në Evropë, nga asnjë autor nuk përmendet emri Serb dhe Serbi, në kuptimin etnik, por banorët e këtij rajoni (të Serbisë së sotme) janë njohur me emrin Rasianë dhe Raci, ndërsa vendi i tyre si Rasia, përkatësisht Racha (Rasha).

Me këtë emër njihen edhe shumë rajone të tjera të banuara nga shqiptarët e lashtë, nga Kaukazi deri në Alpet evropiane, për të cilat kemi shkruar më herët. Nga gjysma e dytë e shekullit 16-të, Principata e Moskovit, e udhëhequr nga pasardhësit e Rasianëve të Ilirikut, me pretendimin për krijimin e një perandorie të madhe, ROMA E TRETË, si trashëgimtare e Romës Lindore, në shenjë të hakmarrjes pas krijimit të Perandorisë Osmane, i përvetësoi të gjitha simbolet nga tradita shtetërore dhe fetare e Romës Lindore, Konstandinisë, dhe përvetësoi emrin e lashtë, Rasi dhe Rashkë (Racha), më vonë të njohur si Rusi, dhe emrin etnik Rasianë-Raci-Rusi (populli i sotëm me emrin Rus-Rusët, si dhe emrin e gjuhës (sllave) nga ky emër: Rusishte).

Me këtë rast, duhet të sqarojmë se, emri etnik “Serb” dhe emri i vendit “Serbi”, që përdoren edhe sot, janë jo të mëhershëm se nga shekulli i 16-të.

Ndërsa, në lidhje me emrin e Princit (mbretit) të Duklës (Zetës), të njohur si Konstandin Bodin ose Budin, duhet të sqarojmë se, ky princ ka qenë nipi i mbretit të vetëshpallur, Samoilit nga Prespa e Maqedonisë, nga vajza e tij Kosana (kjo-Zana, si Zana), mbiemri i tij ka qenë BUDI, jo Budin apo Bodin, dhe përkatësia e tij fetare ka qenë e krishterë katolike, jo ortodokse.

Për më tepër, lexoni shkrimet e mia të mëhershme në lidhje me këtë çështje.

(26 shtator 2022)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here