Ushtaraku Artur Meçollari ka botuar një hartë vërtet interesante.

Sipas hartës nr. 2701 të gushtit të vitit 1901, prodhim i Zyrës së Admiraliatit Britanik në bregdetin e Shqipërisë në gusht 1901 gjendeshin gjashtë fanarë (farë) detarë (të gjithë në tokë):

• Në Shëngjin
• Në Kepin e Rodonit (dukshmëria 16 milje detare)
• Në Durrës (dukshmëria 6 milje detare)
• Derdhja e lumit Seman (dukshmëria 10 milje detare)
• Në ishullin e Sazanit (dukshmëria 25 milje detare)
• Tek kalaja në Vlorë

Harta nr. 2701 të gushtit vitit 1901 është mbështetur në studimet e hartës së 5 shtatorit 1873, publikuar edhe në prill 1979, maj 1886, qershor 1893 dhe mars 1900.

“Derdhja e lumit Seman në vitin 1902 ka qënë më në veri. Aty ku sot gjendet derdhja e Lumit Seman, ka ekzistuar një kep i dalë, mbi të cilin ishte ndërtuar një fanar detar” – shkruan ushtaraku i njohur.

a.c./dita

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here