Nga: Vehbi Xhemaili

PJESA E DYTË- e BOTUAR-Vebi Xhemaili

 

SOT më 17 Shkurt 1915 fillon tragjedia e shqiptarëve në luftën e Parë Botërore

BETEJA E ÇANAKALASË:“SOT E KËSAJ DITE KULLON GJAK”

Mobilizimi dhe rekrutimi nga trojet shqiptare për luftën e Galipolit ka filluar 17 Shkurt 1915

Lufta e Çanakalasë u zhvillua më 24-25 prill 1915

Ndërsa ka mbaruar më 9 janar 1916.

DOKUMENTET FLASIN NDRYSHE PËR PJESËMARRJEN E SHQIPTARËVE NË BETEJËN E ÇANAKALASË !

-Marrëveshja Turke-Serbe në afat prej tre vitesh (1914-1917), favorizonte Turqinë që pranonte shqiptarët Muhamedan pa problem në Turqi.

– Këta shqiptarë tani më trajtoheshin për kah shtetësia si Turq, sipas Marrëveshjes Serbo-Turke të nënshkruar në mars 1914. Serbia nëpërmjet kësaj “Konvente” arriti që edhe shqiptarët t’i pagëzojë si turq, apo myslimanë para opinionit të Ndërkombëtar, duke “fituar” të drejtën e plotë të shpërnguljes për Turqi apo Shqipëri. Këta shqiptarë që emigruan në Turqi, Ndërkombëtarisht njiheshin vetëm si turq. Sipas raporteve konsullore, nga viti 1912 deri në vitin 1915 nga trevat Veri-Lindore shqiptare për Turqi janë shpërngulur 480 mijë shqiptarë.

-Në Apelin e Enver Pashës, për tu mbrojtur Stambollin, të gjithë këta shqiptarë i rrokën armët, të cilit në këtë kohë ishin shpërngulur në Turqi, mbi 500 mijë shqiptarë. Të cilët kësaj thirrje iu përgjigjën pozitivisht më se 100 mijë shqiptarë, në mbrojtje të Turqisë.

Mobilizimi i Shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni.

-Në bazë të dokumenteve me fillimin e luftës nga 17 shkurti 1915, nga tokat e Shqipërisë Lindore u mobilizuan mbi 50 mijë shqiptarë.

-Ndërsa në Frontin e Galipolit u mobilizuan mbi 400 mijë luftëtarë gjysma nga ata ishin shqiptarë me shtetësi Turke. Prandaj nuk dihet me saktësi se nga ata 250 mijë, që ranë në Betejën e Çanakalasë, ishin Shqiptarë…? Pra shumë më shumë se sa që përmenden në këngët që këndohen nga rapsodët popullor: “Shqiptaro-Turk”…

Lufta e Galipolit, e cila ka zgjatur mbi tetë muaj, nga 17 Shkurt 1915 – 9 Janar 1916, ishte njëra prej tragjedive më të mëdha gjatë luftës se Parë Botërore. Ndërsa gjithsejtë në këtë Front u vranë mbi 250.000 nga pala turke, sot e kësaj dite numri i të zhdukurve. Veçanërisht ata shqiptarë që ishin rreshtuar në KORPARMATËN e XIX Turke, nën Komandën Qemal Ataturkut. Në këtë luftë thuhet se janë vra nga 25 mijë deri 35 mijë shqiptarë. Por në bazë të këtyre dokumenteve numri i shqiptarëve është shumë më i madh. Kjo betejë ishte vendimtare që detyruan Anglinë të tërhiqet nga pushtimi i Grykës së Bosforit, pasi humbi sëbashku me Australinë mbi 200 mijë ushtarë, ndërsa Franca humbi shumë më pak ushtarë. Kjo ishte një fitore për Turqinë dhe turqit, që u vranë në mbrojtje të atdheut të tyre…

Në këtë luftë vetëm shqiptarët nuk e dinin për çfarë luftonin, pse vriten dhe çfarë mbronin ne ketë front. Sot shtohet pyetja para opinionit shqiptarë, që pak dihet për këtë betejë më të përgjakur gjatë Luftës së Parë Botërore. Pse shkuan shqiptarët në këtë front. Për të mbrojtur “Baba” Dovletin dhe çka fituan…

Numri i të vrarëve në këtë betejë sot e kësaj dite nuk dihet me saktësi…Nga radhet e Ushtrise Turke, janë vrarë mbi 250.000 vet, në mesin e të cilëve kanë mbetur te vrarë edhe shumë shqiptarë, jo 25.000 Shqiptarë sa thuhet. Por Shumë më shumë pasi kishin marrë shtetësinë turke dhe trajtoheshin si ushtarë Turk. Deri sot historiografia shqiptare nuk ka përgjigje.

-Pas kapitullimit të bullgarisë vetëm nga Tetova, Gostivari, Dibra e Manastiri, iu dorëzuan Komandës Angleze mbi 8.000 shqiptarë, vetëm kaq të regjistruar, sa mundej t’i evitonte Komanda Angleze i solli këta në Selanik. Nga Selaniku këta “vullnetarë” u kthyen në këmbë në vendlindjet e tyre. (Këta kanë rrëfyer për vuajtjet e tyre. (V.Xh).

-Në fund…Falë Politikës të SHBA-së, dhe Kryetarit Vilson, Shqipëria arriti të mbijetojë si shtet midis Ballkanit. Edhe në ato çaste kur Franca e kishte fshi Shqipërinë nga harta e Ballkanit.

Kjo është një ndër historitë më të dhimbshme të rrugëtimit tonë drejt Pavarësisë dhe bashkimit Kombëtar…,

Libri më i Ri në dorëshkrim: “lufta e shqiptarëve të Maqedonisë kundër pushtuesve Serbo-Bullgarë (1915-1945”,

17 shkurt 2024. Bogovinë –Tetovë,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here