“Lagjja Muradie”, është një prej lagjeve historike të qytetit të Vlorës dhe po ashtu përbën një kompleks muzeal. Ajo mori jetë në mesin e shek.XIX. Rruga që kalon mespërmes saj fillimisht është njohur si “Rruga e kafeneve”, më pas në 1912 u njoh si rruga “Liria”, pasi aty kaluan delegatët dhe po ashtu Isa Boletini me trimat e tij dhe më pas me vendim të Bashkisë së qytetit në vitin 1921 ajo mori emrin që mban edhe sot rruga “Justin Godard”, për nder të këtij politikani francez, i cili ishte mik i shqiptarëve si dhe mbrojti çështjen shqiptare në Konferencën e paqes në Paris. Kjo lagje përbëhet nga një sistem i rregullt arkitekturor, me ndërtesa dy dhe tre katëshe nga të dy anët e rrugës, me sistem ndriçimi mjaft të mirë. Këtu ndodhet shtëpia e patriotes Marigo Posio, Godina Bombej, libraria e parë që dikur ka qenë edhe një sinagogë, godina e Klubit Labëria që sot ka funksionin e Muzeut Etnografik të Vlorës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here