Facoletat e lagështa, gjenden në ditët e sotme gjithandei, ato jo vetëm që janë të lehta për të kryer punë ato janë edhe të thjeshta për t’i bartur në xhepin tuaj ose në çantë.

 

Zakonisht të tilla facoleta përdoren për të fshirë duart e fëmijëve, sportelet , kuzhinën dhe më e rëndësishmja ato përdoren edhe për pastrimin e disa sipërfaqeve në spitale, transmeton Klan Kosova.

 

Megjithatë kohëve të fundit krahas këtyre dukurive që bënë një facolete e lagur, studiuesit në Wales, vërtetuan dicka jo edhe të këndshme kur ta dëgjoni, shkruan Mail Online.

 

 

Përdorimi i facoletave të lagështa, për pastrim në spitale,transmeton Klan Kosova, është shumë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, ngase ajo përhap bakterie vdekjeprurëse duke përfshirë kështu edhe MRSA duke shfaqur këto simptoma si infeksion të lëkurës, infektim të plagës kirurgjike, shkakton të ënjtura, ethe dhe të dridhura, skuqje të lëkurës etj.

Kështu në sajë të këtij hulumtimi ata u bazuan në një studim laboratorik, ku specialistët në Shkollën e Farmacisë dhe Shkencave Farmaceutike të Universitetit Cardiff, testuan 7 persona të cilët përdorni facoleta të tilla dhe atu u hasën në mundësitë e shfaqjes së bakterieve vdekjeprurëse dhe sëmundjes MRSA, kështu pas një goditje të tillë të fortë këta persona ende kishin shpresë se mund të shëroheshin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here