Jahja Drancolli

Pas Luftës së Parë Botërore, Kosova, siç e kemi theksuar edhe në disa raste të tjera, u ripushtua nga Mbretëria e Serbisë dhe më pas si pjesë e saj u përfshi në Mbretërinë e quajtur Serbo-Kroato-Sllovene. Mbretëria në fjalë, e quajtur më vonë Mbretëria e Jugosllavisë ose “varri i popujve” (1929), për të ndryshuar strukturën etniko-demografike, por edhe atë ekonomike, arsimore dhe kulturore, bëri reforma agrare në çdo cep të saj, që duke likuiduar pronat e kishin shkatërruar çdo pore të jetës, veçanërisht të popullsisë shqiptare, maqedonase dhe boshnjake. Burimet historike të kohës dëshmojnë se nga reforma agrare ështe shembur potenciali ekonomik i popullates shqiptare, ne ane tjeter kishin perfituar kolonet serbë dhe malazezë duke i kolonizuar pronat e shqiptarëve. Kolonizimi u shoqërua me një riorganizim sistematik të administratës dhe arsimit, i cili kishte shkaktuar lëvizje të shumta në pjesë të ndryshme të mbretërisë. Në Kosovë ishte e njohur Lëvizja kaçake.
Kosova në kuptimin administrativ dhe territorial ishte pjesë e banovinave të Zetës, Vardarit, dhe pjesërisht të banovinës së Moravës!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here