Ndërsa ecën përmes mureve që tregojnë periudhat në të cilat ka kaluar ndër shekuj Lezha, vendvarrimi i Skënderbeut është pika kryesore e qëndrimit.

Pak kush e ka vënë re se në mes të memorialit të hapur prej vitit 1981 është një kapak që nuk u hap asnjëherë për publikun dhe as për studiuesit.

Çfarë zbuluan gërmimet arkeologjike që u zhvilluan gjatë viteve 70-80 në Lezhë? Përgjegjësi i Memorialit, Paulin Zefi, tregon se u arrit një zbulim që ndau edhe vetë grupin e punës.

Por çfarë dyshuan dhe pse u mbyll për të mos u hapur asnjëherë objekti misterioz që u fut në një dhomë të mbyllur me beton. A bëhet fjalë për varrin e vërtetë të Skënderbeut?

Në dhomën që iu mbajt e fshehtë publikut, rrethuar nga betoni, flitet për një objekt të madh dhe që mund të ishte një sarkofag.

Ajo që ka ndodhur në vitin 1981 është akoma më e habitshme. Gurët dhe dherat u lëvizen plotësisht e kjo ka bërë që të jetë e pamundur kryerja e analizave sot.

Zbulimi dhe prezantimi i këtij bazamenti për publikun mund të jetë i rëndësishëm për të tërhequr edhe më shumë vizitorë e turistë. / AbcNews 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here