Çdo marrëdhënie në çift kalon në faza të ndryshme zhvillimi, ku mes tyre përfshihen edhe episodet e mërzitjes.

Partnerët mund të “fjalosen” për shumë motive, nga fëmijët, shtëpia, financat apo edhe debate që lindin në çast dhe që mund të bëhen trampolinë për një periudhë mërzitjeje mes gruas dhe burrit.

Por, psikologët kanë studiuar se cilat mund të jenë pesë gjuhët e zemërimit që përdoren më s shumti nga partnerët në çift, ndoshta dhe ju e keni përjetuar një prej tyre.

E drejtë/ e gabuar

Unë kam të drejtë, ti e ke gabim. E shtyrë nga një ndjenjë epërsie, kjo gjuhë mund të përshkallëzohet lehtësisht deri në pikën çiftet të kenë më shumë keqkuptime. Shtete të ndryshme kanë hyrë në luftë për këtë gjuhë se kush e ka të drejtë dhe kush gabim.

Zemërimi

Shpesh me një ton mosbesimi, mesazhi themelor në këtë gjendje është se “viktima” nuk e meritonte atë që mori në këmbim. Kjo është një teknikë klasike e “kthimit të tavolinave përmbys” që i vendos të dyja palët në mbrojtje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here