Një grua e moshuar në Rusi ka jetuar tërë jetën me një gjilpërë 3 centimetër të gjatë në trurin e saj, kanë zbuluar mjekët gjatë ekzaminimit.

Mjekët besojnë se 80-vjeçarja ishte viktimë e tentim-vrasjes sa ishte foshnje nga prindërit e saj, dhe kanë thënë se nuk do të provojnë ta heqin gjilpërën pasi kanë frikë se gjendja mund t’i keqësohet.

“Raste të tilla gjatë viteve të urisë nuk kanë qenë të pazakonta”, ka thënë departamenti i shëndetësisë në rajonin Sakhalin.

Prindërit e saj me gjasë vendosën ta vrisnin fëmijën e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi panë se gjilpëra 3-centimetërshme ishte në trurin e saj “që nga lindja”. Kjo metodë përdorej shpesh për të fshehur provat e krimit, tha departamenti.

Mungesa e ushqimit ishte e përhapur në Bashkimin Sovjetik gjatë luftës dhe shumë njerëz jetonin në varfëri, shkroi Guardian. 

“Gjilpëra depërtoi në lobin parietal të saj të majtë, por nuk pati efektin e synuar – vajza mbijetoi”, departamenti lokal i shëndetësisë tha, duke shtuar se pacientja nuk ishte ankuar kurrë për dhimbje koke dhe nuk ishte në asnjë rrezik./koha.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here