6.1 C
Pristina
Wednesday, December 1, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Mburojë 1,800-vjeçare, në Detin e Zi

Mburojë 1,800-vjeçare, në Detin e Zi

Gërmimet në Hadrianopolisin antik, në veri të Detit të Zi, në Turqi, zbuluan një maskë prej hekuri rreth 1800-vjeçare, çfarë dëshmon shtrirjen e Perandorisë Romake në rajon.

Me shtrirje prej tre kilometrash në lindje të qytetit të Karabuk, në provincën me të njëjtin emër, vendndodhja quhet edhe “Zeugma e Detit të Zi”, për shkak të ngjashmërisë me mozaikët e Zeugmës, në provincën juglindore turke, Gaziantep.

Gjatë punimeve në qytetin e lashtë, deri më tani janë gërmuar të paktën 14 objekte, si dy banja, dy objekte kishash, një godinë mbrojtëse, varre prej guri, një teatër dhe një mur rrethues i qytetit.

Mozaikët zbukuruar me figura kuajsh, elefantësh, panterash, apo të tjera krijesa mitikem, e kanë bërë më të njohur qytetin asokohe.

Gjithashtu, u zbuluan skelete në varre guri, monedha të lashta, kapëse flokësh prej kockash, një unguentarium (lloj shisheje) dhe një varr që daton nga shekulli i dytë pas Krishtit, si dhe një pllakë 1,800-vjeçare.

Ersin Celikbas, drejtues i ekipit, theksoi se gjatë gërmimeve të këtij viti, kanë gjetur të dhëna të rëndësishme mbi Perandorisë Romake në rajon.

“Siç e shihni, gjatë gërmimit u zbulua një maskë hekuri. Kur e kontrolluam, konstatuam se i përkiste kalorësisë romake”, – shtoi ai.

Ai theksoi se, mund të flitet për një garnizon romak dhe një bazë ushtarake në Hadrianopolis.

“Kjo do të thotë se, Roma planifikoi të mbrohej, duke ndërtuar baza kundër të gjitha llojeve të rreziqeve që mund të vinin nga Deti i Zi drejt. Ndaj, mendojmë se një prej këtyre qyteteve të fortifikuara, ishte edhe Hadrianopolisi,” – vërejti ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

National Geographic për shqiptarët: As vdekja nuk i tund nga vendi

Sot shqiptarët, arabët, armenët, bullgarët, grekët, serbët dhe vetë turqit po vuajnë, siç ka ndodhur prej dekadash, nga plaga e sundimit turk....

Ky është qyteti më i shtrenjtë në botë

Kryeqendra e Izraelit, Tel Avivi është qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar, teksa rritja e shpejtë e inflacionit ka...

Shmangni këto ushqime për një bark të sheshtë

Nëse doni një stomak të sheshtë, qëndroni larg nga tre ushqimet që me siguri i konsumoni çdo ditë! Djegia...

Ushqimet që e rrisin tensionin e lartë të gjakut

ensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat. Përpos kësaj, tensioni i lartë...

Recent Comments