Hundët e tyre kënaqen duke hulumtuar dhe duke nuhatur përreth. Mirëpo, qentë apo macet, cilët kanë shqisën më të mirë të nuhatjes? Mësoni më shumë…

Për të gjithë ata që kanë dyshuar, shkencëtarët konstatojnë se qentë megjithatë kanë zënë vendin e parë.

Po të garonin se kush ka shqisën më të mirë, macet me siguri do të ishin më të mira, mirëpo qentë kanë 300 milionë receptorë për aroma gjë që i bën fitimtarë, ndërsa macet kanë mezi 80 milionë, transmeton Telegrafi.

dog-sniffing-flowers2

Në të vërtetë, qentë të cilët jetojnë në natyrë të egër shqisat e holla i përdorin në mënyrë që t’u shmangen grabitqarëve apo të gjejnë plaçkën.

Macet, komunikojnë nëpërmjet receptorëve të vetë aromatikë, duke lëshuar aromën për të siguruar territorin dhe marrëdhëniet.

Gjithashtu, qentë për shkak të nuhatjes së shkëlqyeshme “punësohen” për të zbuluar bomba, drogën, madje edhe për të identifikuar kancerin, nëpërmjet ndryshimeve kimike në frymëmarrjen dhe lëkurën e njeriut.

Baby cat sniff

Nga ana tjetër, macet janë të njohura që ndonjëherë mund të njohin se cili e ka radhën të vdesë në shtëpitë e azilit të pleqve dhe në spitale.

Gjithashtu, nëse keni vërejtur që macja juaj shpesh fërkon turirin dhe faqet për ju apo për objekte të tjera, ajo ju shënon si “pronë të veten”, sepse duke marrë erë ajo ka ndjenjën e përkatësisë.

Për çdo rast, edhe qentë, edhe macet kanë shqisat më të zhvilluara se të njeriut. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here