Sigurisht jo të gjithë serbët janë të magjepsur me Gjergj Kastriotin dhe kanë pretendime ndaj figurës së tij, por ata që janë të fantaksur (që e pretendojnë si trashëgimi serbe) janë të keqorientuar për shkak të fesë së tij. Ose këtë të fundit e përdorin si justifikim për teoritë e tyre.

Fisi Kastrioti i përket kishës ortodokse, kjo është pikënisja e konfuzionit të shumë individëve që zhurmojnë nëpër rrjetet sociale. Përtej kësaj edhe pohimet e disa historianëve shqiptarë, të cilët qëllimisht janë keqinterpretuar e nxjerrë nga konteksti.

Gjon Kastrioti u martua me Vojsavën (jo Vojisllava duke shtuar theksin sllav) “vajza e një sundimtari Triball” (pa emër, asnjë e dhënë nuk jepet për babain e saj, përveç titullit sundimtar?) Triballët mund t’i studiojë kushdo gjerë e gjatë, dhe s’do gjejë shenjë të trashëgimisë sllave në zonën e Pollogut, Gostivar, veçanërisht në shek. 14.

Gjoni dhe djali i tij Reposhi u varrosën në malin Athos si fisnik dhe mbrojtës të Ortodoksisë. Djali i tij Gjergj Kastrioti i lindur dhe i pagëzuar si ortodoks, i marrë nga osmanët peng, u konvertuar mysliman, por në fund (vdiq) si katolik, për hir të marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë. Gjatë mbretërimit të tij, ai kundërshtoi osmanët…. (të gjithë e dimë këtë histori).

Për të ardhur në pikën e axhendës magjepsëse apo të fshehtë, duhet të jetë e qartë një çështje, “Mali Athos” është çelësi kryesor i zgjidhjes së çështjes apo dyshimit. Sipas burimeve serbe, “Hilandari” i përket kishës serbe.

Për shkak të periudhës së Stefan Nemanja (emri origjinal Stefanos Nemania në varrin dhe vulën e tij) SFRAGIS STEFANI MEGALISI PANITOV NEMANIA (Gërma KOINE), nuk ka asnjë shenjë të vetme sllave në Sfragis (Vula).

Rrënojat e kalasë së Arsës, kryeqyteti i Stafan Nemania, është një vend që nuk lejohet të hulumtohet arkeologjikisht, PSE?

Është afër qytetit të Novi Pazarit, ku edhe sot të ndalon policia nëse përpiqesh për të arritur majën e kodrës. Në udhëkryqin e Tutinit dhe Sjenicës, pranë lumit të vogël ka një restorant, por nga ajo pjesë nuk shihet kalaja. Rruga që shikon poshtë nga kalaja, në të majtë, është rruga për Tutin.

Ne e dimë se kush e shpiku historinë e identitetit kombëtar, nacionalist serb, por në shekujt 12 dhe 13, e vërteta është krejt e anasjellta, në atë periudhë nuk ka identitet kombëtar. Madje vetë Kisha “Serbe” vetëm në këtë periudhë e mori autonominë nga Kisha “Greke”, që për konvencion liturgjik përdorte shkronjat koine, që shumë më vonë u bënë gjuha kombëtare e Greqisë moderne. Në atë kohë është e qartë se nuk ka pasur asnjë ideologji tjetër për fisnikërinë, njerëzit e pushtetit dhe klerin përveç të ashtuquajturit krishterim. Çdo lloj ideologjie tjetër do të dënohej si herezi, rezultati do të ishte dënimi me vdekje.

Si shembull është historia e Maksimus Grekut:

Në vitin 1504 (sipas rrëfimeve të tjera, 1505 ose fillimi i vitit 1506), Maksimi (Maksimusi) u largua nga Manastiri Dominikan i Shën Markut dhe shkoi në malin Athos ku mori betimet për murg, në Manastirin e Vatopedit në vitin 1507. Në 1515, Princi i Madh Vasili III i kërkoi igumenin të këtij manastiri për t’i dërguar atij një murg me emrin Savva për të përkthyer një sërë tekstesh fetare. Savva ishte aq i vjetër sa igumeni vendosi të dërgonte në vend të tij Maksimusin energjik, edhe pse ai nuk dinte Gjuhën Kshtare Sllave.

Pra është e qartë se dikush dëshiron të bëjë falsifikim duke e quajtur “Hilandarin” një manastir serb edhe pse aty nuk përdoret Gjuha e Vjetër Sllave.

Le të kthehemi te serbët e magjepsur me Heroin Kombëtar Shqiptar. Gjergji e deklaroi veten me shkrim si Arbër jo shqiptar për shkak se siç u theksua më lartë mungonte nocioni komb, por mbi të gjitha ishte i krishterë, më i rëndësishmi është përdorimi i gjuhës arbërore që është sot shqipja moderne.

A ka ndonjë axhendë dhe motiv të fshehur pas gjithë kësaj?

Natyrisht, ndarja e qëllimshme është e dukshme, serbët i quajnë “shiptarë” shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë, përkundër identifikimit të tyre gjuhësor dhe personal që i përkasin popullsisë shqiptare, kjo me qëllimin përfundimtar, se duke qenë praktikues të fesë islame t’i i lidhin dhe identifikojnë me turqit. Në mënyrë të atillë që të thjeshtojnë shpërnguljen e një popullsie të tërë për në Turqi siç bënin në të kaluarën. (Ky nuk është thjesht supozim, siç mund të shqyrtoni vetë, edhe në burimet e mëposhtme)

——————————-

The Foreign Policy of Serbia (1844-1867): IIija Garašanin’s Načertanije… Edhe pse në libër shkrimtari tenton të relativizojë planet, nëse libri lexohet dhe ideja kuptohet mes rreshtave, shumë gjëra lexohen qartë, si merren dhe ku bazohen vendimet politike në periudhën nga shekulli i 18-të deri në shekullin e 20-të.

ENEMY FIGURE: Rethinking SERBIAN-ALBANIAN RELATIONS – Nga heronj në egërsira: Shqiptarët në heroizmin serb dhe ligjërimin kombëtar (eposin) nga mesi i shekullit të tetëmbëdhjetë deri në fillim të shekullit të njëzetë… -Aleksandar Pavlović, Centre for Southeast European Studies, University of Graz /, Institute for Philosophy and Social Theory, University of Belgrade

Arsyeja pas gjithë kësaj?

Pa asnjë dyshim shtimi i ndikimin sllav tek shqiptarët, duke përdorur si mburojë e mbulesë demagogjinë e teorinë me sfond fetar (ortodoksinë), duke lënë qëllimisht në harresë faktin se serbët janë kryesisht me origjinë vllahe dhe përvetsuan kulturën dhe gjuhën sllave duke refuzuar gjuhën e tyre. Russia’s Balkan Entanglements, 1806-1914 – referuar “Ngatërresat ballkanike të Rusisë, 1806-1914” një proces i ngjashëm me Arvanitasit, Arbërorët e Greqisë moderne.

Përgatiti Elis Buba / usalbanianmediagroup

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here