“Kjo bukuroshe (Ujkonja) autoktone është fotografuar sot në Komunën e Kamenicës, e cilat duket se është barrëse, dhe pritet shpejt të ketë dhe këlyshët e saj. E veçanta është ngjyra e zezë e saj që ta tregon fakti se sa të bukura janë dhe sa me fat jemi që i kemi këto kafshë autoktone tonat. Për fat të keq në Kosovë akoma mbetet problem vrasja e tyre nga gjahtarë ilegal, duke mos e kuptuar rëndësinë e zinxhirit jetësor që ka ujku në ekosistemet tona”, ka shkruar autori i fotografisë.
Foto: Arian Mavriqi