Nga: Hasan Prishtina (pjesë nga libri Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912)

Mbledhja u mbajtë nën kryetari t’Ismail Kemalit.

Tue marrë para sysh randsin e çashtjes qi kishim për të bisedue proponova me u betue të gjith para se të fillojshim kuvendin

Ky proponim u pranue dhe betimi u ba tue dhanë fjalën e nderes seicili prej nesh mos me i kallxue kurrkujt shka do t’u flitte e t’u vendote n’at mbledhje

Mbas betimit filloi kuvendi.

U numruen e u përmenden dhe nji here krejt mizorit e “Jeune-turqvet” në Shqypni e politika e tyne në çashtje të shkollavet e të shkrolavet qi pat shkue gjithnji tue u rreptësue.

Sa per ndonji privilegj politik e administruer jo me u marrë vesh, por nuk ish as punë as me hy në bisedë me ‘ta.

Reklama

Pra kuvendi nuk zgjati shumë e të gjith shokët u bashkuen mbi ket pikë:

“Për me i dhanë fund politikës tyrke në çashtje të kultures komtare e për me sigurue disa privilegje politike për Shqypni nuk ka tjetër mjet veç se me fitue më nji kryengritje të përgjithëshme”.

Kështu pra u vendue qi t’u organizonte kryengritja e biseda nisi me rrjedhë mbi ket pikë të dytë. Qysh do ta organizonte këjo lëvizje e kur kishin me fillue veprimet?

Në ket mes rolin ma të çmueshem kishte për ta luejtë Kosova.

Për ket arësye u vendos me gjete e me i futë ndëpër Mal të Zi në Kosovë pesë-mbëdhetë mijë pushkë “mauzer” e me mbajte n’urdhen t’em, posë këtyne, edhe dhetë mijë napolona ari.

Reklama

Zbatimin e këtij vendimi e mori mbi vedi Ismail Kemal begu qi pat tëfaqë nji uzdajë të fortë me sigurue ket punë ndepër Europë.

I sigurova shokët se kisha për t’a organizue kryengritjen ndepër të gjitha krahinat e Kosovës e këjo kryengritje kishte për të plasë kur armët e të hollat do t’i kishe në disposition t’em. Me gjithë këte, për me fitue ma mirë e ma shpejtë, menduem se nuk kishte me mjaftue nji lëvizje e kufizueme vetëm në Kosovë. Pra, shtova se kishte me i u dashtë si Toskënis ashtu edhe Shqypnis së Mesme me marrë pjesë në kryengritje disa dit mbas Kosovës.

Esad Pasha, tue u përgjigje, siguroi me dalë vetë me i pri Shqypnis së Mesme e Mirditës.

Reklama

Sa për Myfid begun, Aziz Pashën e Syreja begun edhe këta zotnij dhan fjalën me u gjetë në krye të çetavet të Jugut drejtë për së drejti.

Ismail Kemal u detyronte me mbetë n’Europë e me na ndihmue me armë e me të holla tue sjellë në të mirë të lëvizjes s’onë mendimin e përgjithëshëm t’Europës.

Këto ishin fjalët t’ona para se me dalë prej shpis së Syreja begut.

Tue i u perdrejtue shokvet u thaçë!

“Jam i bidun se të gjith jeni të ndershëm; por, po ju deklaroj edhe nji herë qi, ku të dalë le të dali, unë kam për të kenë në mal kur ka me tingllue çasi i kryengritjes. Per këte kam vu peng pak përpara fjalën t’eme të nderes. Ju lutem pra mos me më lanë vetëm, pse jeni betue edhe Ju”.

Reklama

M’u përgjegjen të gjith me nji heri:

“Mundeni me kenë të sigurt se edhe na kemi për t’a krye detyrën t’onë”.

Kështu mori fund kuvendi e u mbyll komploti i Taksimit.

/Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here