Zv.shefi i MI6, Kim Philby i spiunoi rebelët shqiptarë tek KGB’ja famëkeqe ruse, që e njoftuan pushetin kriminel të Enver Hoxhës, që i përgatiten kurth dervisantëve shqiparë të trajnuar nga shërbimet britanike dhe amerike, për të rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri.

CIA dhe Shërbimet Inteligjente britanike lëshuan një operacion madhor në Shqipëri për përmbysjen e regjimit të Hoxhës. Mirëpo, operacioni dështoi me pasoja të mëdha. Më shumë se 300 persona u vranë ose u pushkatuan me gjyq ose pa gjyq.

BBC thotë se faji për dështimin e operacionit ka rënduar për vite të tëra mbi Kim Filbin, agjentin e Shërbimeve Sekrete britanike.

Mirëpo, historiane Stiv Long ka një pikëpamje tjetër. Sipas tij shërbimet sekrete nuk kishin marrë njohuritë e duhura për Shqipërinë, teksa zhvilluan operacionin.

“Enver Hoxha e kishte rritur së tepërmi pushtetin e tij në Shqipëri. Ai sapo kishte nisur reformën agrarë atje dhe Shqipëria vinte nga një sistem shtypës feudalist. Perëndimi nuk kishte llogaritur një gjë, besnikërinë e popullsisë ndaj Enver Hoxhës.

Ata në analizat e tyre thonin se Hoxha mund të binte lehtë, për shkak se Shqipëria ishte e fragmentuar demografikisht. Kishte myslimanë, bektashinj, ortodoksë etj.

Kjo i bëri të mendonins e ndasitë fetare do t’i jepnin shtysë Perëndimit për të rrëzuar Hoxhën”, thotë ai. Mirëpo, sipas Long, shqiptarët vinin nga një mjerim shkatërrimtar i regjimit të Zogut dhe nga Lufta e Dytë Botërore, gjithashtu shkatërrimtare për ta.

“Perëndimi zgjodhi vendin e gabuar. Ata i hodhën agjentët e tyre në zonën e Matit, aty ku Zogu kishte më shumë mbështetës. Mirëpo, me fillimin e luftës, kur zbarkuan italianët, Zogu nuk gëzonte më atë mbështetje të dikurshme”, thotë ai.

Long gjithashtu vlerëson edhe Sigurimin e Shtetit si një institucion mjaft të fuqishëm që bëri të mundur zbulimin e agjenturave perëndimore./gazetametro.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here