6.1 C
Pristina
Wednesday, May 12, 2021
Home KËSHILLA Këto janë shprehitë e këqija gjatë muajit të Ramazanit

Këto janë shprehitë e këqija gjatë muajit të Ramazanit

Gjatë muajit të Ramazanit mund të keni disa shprehi të këqija.

1. Mos hani tepër kur vjen koha e iftarit. Më mirë është të pini një gotë ujë të ngrohtë me gllënjka të vogla gjysmë ore para racionit të parë. Uji do të përshpejtojë pastrimin e organizmit.

2. Mos u zgjoni të hidhëruar, sepse do të jeni në humor të keq gjatë gjithë ditës. Përpiquni që të gjeni qetësinë e brendshme dhe në atë frymë të kaloni jo vetëm periudhën e Ramazanit, por gjithë vitin.

3. Mos shkoni të flini gjumë menjëherë pas iftarit. Metabolizmi juaj do të jetë i ngadalësuar, andaj mund të ndodhë që shpejt dhe lehtë të shtoni peshë.

4. Çajin e parë pini së paku dy orë pas iftarit. Nëse e pini menjëherë pas racionit të parë, shpejt do të jeni sërish të uritur.

5. Ëmbëlsirat hani vetëm tri orë pas racionit të parë. Kështu do të pengoni ngritjet e vrullshme të sheqerit në gjak.

6. Shmangni shkuarjen në xhami “në 5 minuta në 12”, sepse do të jeni më pak i kujdesshëm në timon për shkak të ngutjes. Më së miri është të niseni për në xhaminë më të afërt 30 minuta para fillimit të lutjes.

7. Mos hani shumë proteina, sepse do të rrezikoni procesin e zakonshëm të tretjes dhe do të nxisni kapsllëkun.

8. Mos shikoni gjithë kohës program televiziv. Zgjidhni një apo dy stacione televizive, programet e të cilave do t’i ndiqni, por vetëm kohë pas kohe. Ramazani nuk është muaji i shpenzimeve të mëdha – jini të matur në çdo gjë, pra edhe në shikim të programeve televizive.

9. Shmangni blerjet në kohën e Ramazanit, sepse kërkesat rriten, ndërkaq tregtarët e shfrytëzojnë këtë – në dëm tuajin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Anija kozmike 14 miliardë milje larg Tokës ka mbledhur tinguj misteriozë nga një galaktikë tjetër

Voyager 1, anija kozmike më e largët nga Toka, e cila aktualisht është 14 miliard milje larg, ka zbuluar tingullin e universit.

Si ndikoi pandemia që numri i rinocerontëve të rritet në nivele rekord?

Numri i rinocerontëve me brirë në Nepal ka arritur nivelin më të lartë prej më shumë se 20 vjetësh, pjesërisht për shkak...

A e dini arsyen pse piratët mbulonin njërin sy?

Fakti që pothuajse të gjithë piratët mbuluan njërin sy me një kapak të zi sigurisht që nuk ka asnjë lidhje me një...

Në Tokë kanë jetuar 2.6 miliardë specie të llojit T-Rex

Studiuesit kanë bërë një përllogaritje të popullatës së Tiranosaurve Rex, species me madhësi sa një autobus, që ka jetuar 2.4 milionë vjet...

Recent Comments