Në 17-vjetorin e vdekjes së presidentit historik, Ibrahim Rugova, në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”, në KlanKosova janë publikuar pamje ekskluzive të presidentit si dhe rrëfimi i nënës së tij, Sofë Rugova edhe fjalimi i familjarit të ngushtë të tij, Rrustem Rugova.

Në rrëfimin e vetëm të dokumentuar të nënës Sofë, i cili u xhirua nga Adnan Merovci më 1993, ajo dëgjohet teksa rrëfehet për dashurinë e Rugovës për libra, si dhe arrestimin e tij nga policët serbë.

Në këto pjesë të papublikuara më parë të rrëfimit të saj, ajo shpjegon në detaje momentin e arrestimit të djalit të saj, Ibrahim Rugovës nga dy policë serbë.

Këto detaje të cilat ajo i shpalos në këtë rrëfim të rrallë për Ibrahim Rugovën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here