E drejta doksore shqiptare e përmbledhur nga Shtjefen Gjeçovi në Kanunin e Lekë Dukagjjnit, përmbanë në vete norma dhe rregulla të caktuara, që shqiptarët duhej të i përmbaheshin edhe kur bëhej fjalë për kafshët që ata i kultivonin edhe mbanin në pronësi për nevojat familjare. Kanuni një ‘Nye’ ose një nen i’a kishte kushtuar Bletës, duke i kushtuar një rëndësi më të veçantë.

Kanuni thotë:

§ 199. „Vathi i bletës i thyem ká 500 grosh giobë e dý per nji të zot’t.”

§ 200. Vathi i bletve, kah Kanûja, i parazohet shpís së thyeme, vathit të gjâs, kosharit të drithit e çarranikut të tamblit,

§ 201. Kush të vjedhë nji zgjue ble- tet në vathë, vathi xêhet i thyem, prá ká 500 grosh giobë, e të zot’t dy zgjoj per nji.

§ 202. Po i rá mohit, bén e ká me 12 poronikë, 6 të njehun e 6 të panjehun. §203. Zgjoni i bletës me miza mbrendë, mbas çmimit të Kanûs, bân 50 grosh.

§ 204. Oka e mjaltit bân 5 grosh, oka e dyllit 5 grosh.

§ 205. Bleta e hikun, qi xên vend në pêmë a gardh të huej, âsht e të zot’t, qi i vêhet permbrapa, e i zoti i pêmës a i gardhit nuk mund t’i a ndalë.

§ 206. Bleta e hikun prej vathit të vet, po zû’ vend në pêmë a gardh të huej pá e mârrë mbrapa kush, i zoti i pêmës e i gardhit ká tager mos me ia dhanë kuej, e me e ndalë per vedi.

§ 207. Bleta, qi Ishon, do të mirret mbrapa kambë me kambë e do të ndiqet mje qi të zatesë kund, e, kûdo qi të nda- let, e mbledhë i zoti.

§ 208. Po lshoi bleta edhè shkoi me zatetë kund på e mârrë mbrapa kush, aj qi t’a gjêjë mâ i pari, e mbledhë per vedi.

§ 209. Po u çue kush atje vonë, edhè i duel zot bletës së hikun, pá e pasë mârrë mbrapa, kanûja nuk i a gjegjë va- jin e bé per bletë nuk i epet kuej, per ar- sye qi nuk mundet kush me thanë se kjo bletë âsht e êmja, po s’e pat mârrë mbra- pa kambë me kamde kúr i hiku, ‘se <Bletë kjo, bletë ajo».

§ 210. Bleten e gjetun nder kopshtîje të hueja a në rrethînë të shpís së huej nuk mund t’a mbledhë kush; âsht e atij, në kopshtë a në rrethinë të të cilit u gjet.

§ zit. Bleta e gjetun në mal a nder prozhme të hueja, po kje larg shpijash, âsht e atij, qi e gjet. § 212. Bleta e gjetun nder shpella të shkambijve të vendit të huej, po kje larg shpijash, âsht e atij, qi e gjet.; per ndry- shej âsht e atij, në rrethinë të të cilit u gjet. /Trungu & InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here