Nga Ndue  BACAJ*

Dioklea  apo “shqip” Dukla , është  një nga ato qendra  simbol   të qytetrimit , zhvillimit e besimit  Iliro-Shqiptare  mbi të cilen u shkarkuan pa meshirë namet e natyres , por edhe namet e njeriut , i cili shpesh pa ditur çfarë bënte , u versul si rrenimtare mbi ketë trashigimi  historike ,që  sot “perfaqesohet” nga disa rrenoja ,edhe ato  të mbetura nën shtetin  e vogel të fqinjeve tanë të vonë , Malit Zi.  Nëse  ky është fati tragjik i  qytetit të Diokles në terren , fati  në memorien e banoreve të trojeve shqiptare të Malesisë Madhe Etnike  (edhe pse e ndarë me kufijë  në vitet 1878 – 1913) është disi më i mirë , dhe per ketë  falë zotit  dhe kujteses historike që u transmetua  nga njeri brez  në tjetrin nga para-ardhesit tanë autokton, si dhe vemendjes që i kushtuan Diokles disa albanolog dhe studiues  të huaj  e vendas…Edhe ky “udhëtim” i  joni shpresojmë  të sherbejnë  sado pak si një gurë i vogel  në “ndertesen” e memories  historike të  brezave të sotem dhe atyre që do të vijnë , që me Dioklen edhe pse  rrenoja ata  do të krenohen në pafundesi…

Dioklea ,simbol i names njerzore  dhe natyrore.

Fati i qytetit të Dioklesë  ka “vendin” e vetë në  pershkrimin brilant të  një albanologu të shquar , i cili në vitin 1898 ndër të tjera do të shkruante : “…Shqiptari i kishte stolisur  qytetet …e veta me monumente artistke shumë të çmuara  të cilat u zevendesuan pa shenjë e pa nishan nga kulla ciklopike  zetjane dhe nga ledhet mbrojtese venedikase. Shto-dhe goditjen e pa meshirë  që i shkaktuan shpatat dhe zjarret perpirese  të çdo gjëje…Keshtu heshten pergjithmon sa e sa punishte, që e kishin bërë zakon të dergonin  në vendet e Ballkanit , në të dy brigjet e Adriatikut …punime  fort të hijeshme në argjend , në fildish , në koral , në sedef , si dhe  lesh e armë të atilla  që konkuronin ato të Damaskut  , krahas ketyre prodhonin edhe orendi prej bakri shumë të sterholluara nga çdo anë. Qendismat me fije ari  , me të cilat deri në atë kohë pelqenin të stoliseshin të medhenjet e vendit dhe gratë më të bukura të Ballkanit , e kishin prejardhjen kurdohere nga Shqiperia…”.1.  Per kohen e shkaterrimit të ketij qyteti  të njohur Ilir mesojmë edhe nga albanologu kroat Milan Shuflaj ,i cili ndër të tjera thoshte : “..Qyteti i madh …Doklea u rrenua prej katastrofave natyrore  dhe fuqive barbare . Atë e goditi rendë termeti i vitit 518. Qyteti u shkretua rreth shekullit VII. Pjeset e tij të shkaperdredhura  i rrembyen  keshtjellat e aferta…2.  

“Rrugetime” historike ne  Qytetin  e Diokles .

Njoftimet e para  per ekzistencen  e ketij qyteti të lulezuar janë shumë të   hershme ,ato na tregojnë se Dukla , Doklea apo Dioklea ka qënë  ndertuar  nga fisi Ilire i Dokleateve të pakten që në shekullin III para Krishtit ,çfarë do të thotë se ka një moshë rreth 2300 vjeçare. Duklen  apo Dioklen e permendë  historiani i shekullit parë (mbas Krishtit)  Plini  dhe veçanarisht gjeografi i njohur i shekullit II (mbas lindjes Krishtit) , Ptolemeu që jetoi e punoi në Aleksandri e tjer… Ptolomeu në vepren e tij të njohur “Gjeographia” ,libri II ,në “kapitullin” vendi që zë Iliria , kur i vjen rralla të shenojnë qytetet e saj , emrin e qytetit Doklea (Dioklea) shenon  me pozicionet gjeografike 45 grad e 20’ dhe 42 grad e 15’.. 3.  Ky shenim gjeografik i nëntëmbëdhjetë  shekujve më perpara perputhet plotësisht me pozicionin e rrënojave që i identifikojmë sot me qytetin e lashtë  të Dioklesë. Qyteti  antik Dioklea ose Dukla ishte e ndertuar  në  derdhjen e lumit  Zeta (Genta) në Moraçë, afer Ptogrorices sotme (rreth 5 km në veri të saj). Dioklea ka qënë  kryeqytet i fisit  Ilir të Diokleateve . Teritori i ketij fisi shtrihej në lindje deri në qytetin e vjeter Medun ( Meteona) , në jug deri në  bregun e liqenit të Shkodres ,duke u kufizuar me fisin e Labeateve  ,në  perendim e veriperendim ,perfshinte fushat e Danillovgradit të kufizuar me fisin e Ardianve ,kurse në veri me fisin e Taurateve…Qyteti me teritoret e tij ka  pasur rendesi të madhe gjeostrategjike ,komunikative e tregtare.4.  Historiani e albanologu Kastantin Jirecek  e quan Dioklen qytetin më të madh romak  të kesaj krahine ,por thote se në fillim  gjendej ketu  qyteza e fisit ilir  të Dokleateve  që banojshin  ndër malet e sotme të  Malit Zi. Tash vone (çerek-shekulli i parë i shek.XX ,N.B.) janë gjendur mbishkrime  latinisht të krereve të  Dokleateve  në katund të Vilusi-t afer Grahovo-s  ndër germadhat e keshtjelles romake  Salthua. Doklea muar organizim qyteti  si “municipium”(bashki N.B.) romak  prej perandorit  Vespasian ose të bijëve..5. Vlen te sqarohet se dinastia e FLAVEVE ka drejtuar perandorin romake  per shume vite të shekullit parë (mbas Krishtit) ,ndersa Vespasiani (si tashigimtare i Flaveve)  është kurorzuar perandor  në vitin 70 (mbas Krishtit). Dinastia e Flaveve  ka vijuar deri në vitin 96. Gjatë kesaj periulle gjinden edhe emrat e djemeve të Vespasianit ; Tito dhe Domiciani i cili  ka qenë edhe perfaqesuesi i fundit i Flaveve ( Indro Montaneli ,Historia e Romes  ,fq.303 – 307).  Edhe Jireçeku si dhe disa studiues të tjer shkruajnë se qyteti  u rrenua në kohrat e stuhishme të shekullit VII, por emri nuk u harrua kurrë.Ai thotë  se ketu duket ka banuar një popullsi e vogel , ndonse ka qënë qytet i famshem..dhe seli e peshkopit të Diokleas..6.  Është interesant se ndonse per Dioklen si qytet thuhet  u shkaterrua  në shekullin e VII , si qender e rendesishme qytetare e fetare kjo vijon të njihet per disa  shekuj më vonë..Keshilli  i Dalmacisë  që u mblodh në shekullin e IX shpalli Dioklene  Kishë  mitropolitane ,dhe i dha  si sufragane (të varur ) Shkodren.  Po nga ky burim  mesojmë se në vitin 877 Tivari tashma një seli peshkopesh  ishte nën varesinë e mitropolise së Dioklese..7.  Madje  ky studiues (Hekardi)  shkruan : “..Peshkopata e më vonë  kryepeshkopata  e Dioklesë , titullari i të ciles ishte metropolit i Shqiperisë, deri në vitin 927, kur ky qytet u shkaterrua nga  Simeoni i Bullgarisë. Kryepeshkopi i fundit i  Dioklese quhej Gjoni , i cili (pas shkaterrimit të selisë ) u strehua në Raguze ,ku u bë peshkop i ketij qyteti, duke ruajtur  megjithatë  titullin e kryepeshkopit ,selia e metropolisë u  transferua në  Spalato (Split).. 8.  Ndersa Abanologu dhe historiani  i njohur Milan Shuflaj  shkruan: “ Qytetet romane  Dioklea , Sarda , Skampa , Apollonia , Amantia , Bylis , me kalimin e kohës  u shkatërruan pjesërisht nga sulmet armike dhe pjesërisht nga “kënetëzimi” i ngadalshëm  ,porse ipeshkviat e tyre nuk u zhduken , por pësojnë vetem një metamorfozë . Ndoshta ipeshkvi  i Dioklesë  e kishte rezidencen  e tij per një kohë të gjatë tek rrënojat  e ketij qyteti , porse tashma është jasht çdo dyshimi , fakti  që në shek.XI  trashigiminë e tij e mori ipeshkvi i Tivarit…”.9.  

NGA  DUKLA NE DIOKLEA (e toponime  të  tjera). 

Dioklea është “emri” më i njohur “sot” i rrenojave të ketij qyteti Ilir , ndaj ne  menduam ta fillojmë pikrisht me ketë toponim..Per të “analizuar” ketë toponim ne së pari do tu referohemi disa studiuesve vendas e të huaj.. Fillimisht po i referohemi një studiuesi nga Trieshi i cili nder të tjera  shkruan se  toponimi Dioklea-duket si kompozim i fjaleve Dio = Zot , dhe Klea = Tepull (tempulli i zotit )..gjë që të lënë pershtypje se është qytet roman ,me prejardhje gjuhesore latine. Para ardhjes  së romakeve ,Dukla  ishte qytet urban, gjë që e deshmojnë  dhe toponime  të peraferta : lumi Shirali (shi-ra-li) i cili kalon në buzë të mureve të qytetit  kur bjen shi ; Rrogami –fusha per-rreth qytetit- nga fjalarrugë etj. Gjeneza  e toponimit buron nga vetë pozicioni gjeografik i qytetit , nga folja me u duke.  Siç dihet fisi i Diokleateve dhe qyteti i tyre Dukla  gjindet  në rrafshine të rrethuar me kodrina e bjeshkë të larta ,nga të cilat qyteti dhe teritori i fisit duken plotesisht.Mu duke ( me u pa ,me u shikua) ,keshtu që emri burimor  është  Duk , dukje-dukja10.   Ndersa në një dokument të  Kotorrit te vitit 809  gjejmë  formen e emrit  Duclia (Duklia N.B.)..(Giuseppe  Gelcich ,po aty ,fq.19). Një spjegim me vlera  per rrjellojat e emrit të Diokles e bënë me punen e tij studimore (të çerekut të parë  të shekullit XX) , albanologu Milan Shuflaj i cili “nënvizonte” se ;  në veri , në treven e vjeter të dokleateve ilir ekzistonte provinca Doklea , Dukla e cila nën ndikimin e rrefimeve  mbi perandorin Dioklecian u quajt  Diokletia..11.  Me ketë rast vlen të theksohet se Diokletiani apo siç  thuhet më shpesh Diokleciani ka qënë perandor “romak” me origjinë të paster Ilire. Një historian amerikan shkruan se Diokletiani lindi në një familje të panjohur dalmate ( Ilire N.B.), në fshatin Dokleas, në pellguan e bregut të liqenit Shkodres..12.  Është interesant se ky autor nuk e quan Dioklen qytet , por fshat, dhe e cilson me  emrin e perafert që  njihet nga shumica e studiuesve dhe autoreve deri në ditet e sotem ,duke na bërë të mendojmë  se mbiemri i ketij perandorit ilir   (Valer Diokleciani) ,është i trashiguar nga vendlindja e tij…Shpesh në dokumente të mesjetes gjejmë të shkruar; deti i Doklese ,ku në pergjithsi nenkuptohet  Liqeni i Shkodres ,e ndonjehere edhe një pjesë e detit Adriatik.   Edhe jabanxhinjet e zbritur së voni në Ballkan ,sllavet , kanë shkruar (dhe janë munduar ta bëjnë të tyre ketë qytet që “ende” rrezaton qytetrim e besim perendimore ),ndaj Bozhidar Vukoviqi duke shkruar per veten e tij..në vitin 1520 thotë se ; kishte lindur në Potgorice  afer qytetit të quajtur  Dioklitia  ,të cilin dikur e kishte themeluar Perandori Diokletian me emrin e vet. Malazezet i quajnë  edhe sot (behet fjalë per gjysmen e dytë të shek.XIX ,N.B.) germadhat DukjeDukla, dhe rrefejnë histori të ndryshme per ”Car Duklanin”… Në mesjetë u quajt krejt krahina  rreth  atij qyteti  Dioclea ,Dioklea ,serbisht  Dioklija ose DioklitijaEdhe per një pasardhes mohamedan të dinastisë së mbrapme të maleve të Malit Zi ,( me  emrin) Skenderbeg Cernojeviqi ,shkruhej në vitin 1523 “Sanxhak i Malit  të Zi dhe zotni i gjithë vendit të Dioklitisë”..13.  Pak më siper  u cilsua emri i Potgorices , dhe per ketë  menduam të  paraqesim pak nga historia e ketij qyteti të vonë , nepermjet pershkrimit  të një studiuesi  francez të mesit të shekullit XIX ,ku ndër të tjera citojmë  : ”..Potgorica  u themelua në shekullin e XV me urdher të sulltan Mehmetit II , mbi rrenojat e Dioklesë së lashtë dhe jo larg vendndodhjes  së ketij qyteti , i cili ,sipas kolonel Kovaleskit  ,shtrihej në vendin ku sot gjendet Duklja (Dukla) ,një fshat i vogel në veriperendim të Potgorices , një orë (në kembë) larg saj. Ky udhetar  gjeti dy kolona që ende mbaheshin në kembë , porta me mbishkrime latine , dhe gjurmet e mureve të lashta  rrethuese..14.  Meqnse  një autor  që kemi cituar më lartë (Edvin Zhak),kur shkruan per familjen e perandorit Ilir Diokleciani ,e quan atë  familje dalmate ( ku sot mund të nenkuptohet kroate), “lindin” dyshime se ky perandor nuk ka qënë Ilire ,ndaj menduam ta qartesojmë ketë “moment”  duke cituar historianin romak (të shekullit parë mbas Krishtit) Apiani, i cili shkruante se ; romaket  nenkuptonin me emrin e perbashket të Ilirëve  jo vetem Dalmatet dhe fiset fqinjë ,por edhe Panonet ,Myzet ,dhe të gjithë popujt që gjendeshin në të djathtë të rrjedhes së poshtme të Danubit..15.  Pra siç shihet ketu konfirmohet edhe  shtrirja e madhe teritoriale e fiseve Ilire në atë kohë…  Duke vrejtur me kujdes çfarë cilsuam nga autoret e më siperm ,por edhe duke vlersuar gojdhenat e trashiguara per shekuj nga njeri brez në tjetrin , tek banoret autokton shqiptare të trojeve të Malesise Madhe Etnike e më gjërë , kuptohet “lehtë” se toponimi i qytetit apo  i krahines Ilire të Dukles “deri” tek Dioklea ,është thjeshtë një toponim autokton Iliro-Shqiptarë . Iliret por edhe pasardhesit e tyre shqiptaret emertimet e vendbanimeve gjithnjë i kanë lidhur me rrethanat në të cilat janë ndertuar e themeluar ; fshatrat ,qytezat ,qytetet , keshtjellat  e tjer si ; pozicioni i terrenit , fenomenet natyrore ,por edhe “emrat” e  prijesve  ose drejtuesve e fiseve.. Natyrisht  gjatë shekujve ka pasur ndryshime në shkronja (te toponimit) , por ato kanë ardhur jo vetem si rezultat i evolimit të gjuhes Ilire , por edhe  i implementimit të gjuhes latine (që imponoi pushtuesi romak)  e më vonë pushtues të tjer. Ndersa kalimi nga toponimi Dukla në “homonim” Dioklea ,nën influaencen e emrit të perandorit ilir  Diokleciani ,apo Diokletiani , që drejtoi perandorin romake  në vitet 284-305 (mbas Krishtit),është i aresyeshem ,duke pasur parasysh  edhe traditen historike të popullit tonë ndër shekuj.  Perandori  Diokleciani ,duke qënë bir i ketyre trojeve ilire nuk e ka harruar vendlindjen ,ndaj e ka rindertuar , zmadhuar e zbukuruar qytetin e Dukles.  Kjo gjë  ka bërë që qyteti të meritojnë edhe “emrin” (homonimin) e tij apo vijimin e trashigimise  së emrit të vendit ku ka lindur ai… Pavaresisht nga ndryshimi i ndonjë “tingulli” apo shkronje një e vertet është e pamohueshme , se e gjithë  trashigimia e shkruarar dhe ajo gojore është autoktone Ilire, pasi i perkiste fisit të njohur ilir të Diokleateve që kishin banuar keto troje të paret ,që në agimin e jetes.. Më siper ne cilsuam një  studiues vendas që e “spjegoi” prejadhjen e emrit  Dioklea me fjalet  tempulli i Zotit . Mendojmë se edhe ketë “toponim”  qyteti jonë historik e ka merituar plotesisht pasi  me Dioklen lidhet edhe emri i Shen Kajit (apo Gajit) , Papes shqiptare që  drejtoi selin shenjtë si zevendes i Shen Pjetrit  per 12 vite (17 dhjetor 283 deri sa nderroi jetë me 22 prill 296). Ky papë deri atehere ishte i dyti me origjinë shqiptare, pas Shen Eluterit nga Nikopoja (që kishte drejtuar selin e shenjet në vitet  175 –189).    Papa Shen Kaji ishte nipi i perandorit  Dioklecian ,që njihet në histori si persekutor i kristianeve. Është interesant se perkunder kesaj , gruaja e Dioklecianit, Priska dhe e bija Valeria , shkruhet se ishin të krishtera…Por duke mos mundur të qeveriste vetem , Diokleciani u rrethua nga njerzë (pagan ) që e detyruan të perndiqte të krishteret.16.  Dioklea perveçse qytet ka qënë edhe krahinë , per të cilen Shuflaj thotë se Krahina  Dukla  merr emrin e vet nga qyteti romak Doklea (Doclea). Nga pikpamja e vendit  ,kjo ishte e lidhur me krahinen Praevalis (Prevalia), që kishte themeluar mbreti Dioklecian …Në fillim të shekullit XI emrin e  Dukles e zë  Zeta …ndersa në dokumentet  latine gjendet Zenta ,Genta ,që ka rrjedhur prej lumit me te njejtin emer…kjo ishte krahinë e dyfisht ; Zeta e poshtme  dhe Zeta e Siperme…17.    Është me vlera të thuhet se emri i krahines dhe lumit  Zeta , nuk është asgjë tjeter veçse  një doformim i emrit Genta ,që rrjell nga emri i  mbretit ilir Gentit apo Gencit , i cili kishte qënë i fundit mbret i Ilirisë së pavarur,para pushtimit Romak në vitin 168 para Krishtit… Per emrin më të  vjeter të qytetit të lashtë Ilirë të  Diokles  që e “njohim” sot , ka disa mendime  , por  keto kanë të perbashket tre toponimet kryesore :  Dukla , Doklea e Dioklea ,per të cilat shkruam me siper.Per mendimin tonë toponimi  Dukla  është më i vjetri dhe më i qendrueshmi. Kjo bazohet jo vetem në spjegimin e ketij toponimi shqip (që rrjell nga folja Duket ,apo shihet..dhe lidhet me pozicionin e qytetit) ,por edhe me qendrueshmerin e ketij toponimi  deri në ditet e sotme  ,ku  shpesh ndër mote e shekuj ka dalur fitues me toponimet e tjera ,të cilat i cilesuam më siper…

Qyteti në  “Syrin” e Studiuesve..

Qyteti  Doklea ose Dioklea sipas etimologjisë  popullore që bazohet në formime gjuhsore të greqishtes  u braktis heret , me siguri  qysh në fillim të shek.VII. Ky është një nga qytetet romane më të njohura dhe ka terhequr vazhdimisht vemendjen  e dijetarëve .  Qysh në vitin 1614 e ka pershkruar patrici Marin Bolizza nga Kotorri , dhe në shekullin e XIX kanë bërë  ketu germime  sistematike francezet , ruset , anglezet dhe austriaket. Qyteti shtrihej mbi një rrafshnaltë  krejt të sheshtë ,të gjatë , që kishte formen e një gadishulli në rreze të kodrave  që dilnin nga Malesia Piperske -Stijene  pikrisht në atë vend  ku bashkohet Zeta me Moraçen. Keta lumenj e rrethonin  atë në jugperendim dhe në juglindje ,kurse në veri lagej prej perroit  të Shiralijas (Shiralija), i cili duke rrjedhur paralel me Moraçen, 600 metra para bashkimit  të lumenjeve ,derdhet në lumin e Zetes. Nga shkaku i ketij pozicioni të mirë ,pushtimi i qytetit  ishte shumë i veshtirë, shtretrit e lumenjeve që kanë trajten e një kanjoni formojnë hendek  natyral me faqe pingul ,madje  vende- vende të kapercyeshme. Pllaka e qytetit  vetem në lindje  është në lidhje me fushen tjeter neper një rrip tokë rreth 400 metra  të gjërë. Muri i qytetit  ,konstruksioni i të cilit tregon vetem një epoke ndertimi ,ka themele betoni dhe është goditur në skaj të shtreterve të lumenjëve. Per të mbuluar murin nga jashtë , janë perdorur gurë të medhenj kendrejt  jo të punuar mirë. Konstruksionet me tulla janë shumë të rralla në Dioclea. Tullat që janë perdorur tek bazilikatat e forumit  kanë të gjitha marken e fabrikes së njohur të Q. Clodius Ambrosius , por janë perdorur edhe tulla   nga qeramidhania  romane e  Spuzit (Shpuzes). Pjesa më e madhe  e  mbetjeve  dhe  e permendoreve epigrafike  është nga koha e perandoreve . Porta e Perendimit  si dhe Harku  i Triumfit që gjendet afer saj ,bulevardi i gjërë  me ndertesat madheshtore ,tempujt e shumtë me shkallë nën  hapsiren e qiellit ,të cilet gjenden  brenda hapsirave të rrethuara me mure ,forumi me shkollat ,eksedrat ose tavernat e tij , që sot  është një vend  germadhash madheshtore dhe që malazezet e quajnë Carski dvor  (Pallati i Perandorit) ,bazilika civile që është ruajtur shumë mirë me motive arkitekture ,të cilat më vonë u perdoren në menyrë të shkelqyer në peristilin e pallatit të Dioklecianit…dhe në fund  ndertesa e paraqitshme e  termave  ,stili i së ciles na kujton termat e ashtuquajtura të reja të  Pompeit , të gjitha keto deshmojnë jeten e thjeshtë romake  që ka jetuar ky qytet i lulezuar në kohen e  perandoreve. Rruga e madhe  ushtarake  Dyrrachium –Salona  nuk e prekte ketë qytet ; një rrugë e dores dytë  e lidhte qytetin afer Berziminium (Berzumno ,sot Potgorica ) me atë rrugë kryesore.  Nuk dimë sa i madh ka qënë qarku i qytetit . Në jug dhe në perendim gjendeshin nekropolet.  Me gjithë që qyteti  gjindej te gryka e dy lumenjve që kishin ujë të paster si kristali dhe megjithse  në afësi të tij  kishte edhe burime të mira , romanët  kishin marrë ujin e burimit të Cijevnas , që ishte shumë më  larg  dhe e kishin sjellë në qytet . Ujësjellësi sherbente  edhe per Berziminiumin ; ai perdorej edhe si urë per të kaluar Moraçen.  Doclea u organizua  si qytet “municipium” (bashki N.B.)…në kohen e Flaveve , ndoshta në kohen e sundimit të Vespasianit . Ketu takojmë sidomos shumë herë tribunë Quirina , i cili i perkiste  vetë perandoreve  të dinastise  Flave; familja më  me rendesi  ishte ajo e Flaveve, një dinasti e vertet  municipiale ; në e njohim shtepin e madhe të saj me instalimin  komplet të banjave  të saj…Pranë emrave fisnik .. si Bennius , Pletorius tek mbiemrat meriton të permendet veçanarisht  emri Pinnia , i cili pa dyshim ka lidhje me emrin Ilir të njohur  Pinnes..18.  Të gjitha  qytetet nga  Durresi deri në Gadishullin e Istries  shkojnë në mesjetë  me baza thjeshtë romane . Qofshin koloni (si Durresi ,Shkodra) ose si qytete  municipiale …si Doklea  në kohen  e  mevonshme ; pranë tyre ekziston një senat aristokratik …Qytetet e Shqiperisë së veriut në kohen e perandoreve  ishin unifikuar dhe ishin bërë  homogjene me qytetet  e tjera romane  që gjendeshin më në veri  ,jo vetem per sa i perket ndarjes provinciale  dhe kushtetutes antoniane ,por edhe persa i perket  formes e brendisë dhe kishin mardhenie shumë të ngushta me to. Ky është rasti i Duoverit  dhe i flamen divi Titi nga Doklea , M. Flavius Fronto, i cili në një  mbishkrim që ishte në murin e portes  perendimore të qytetit , por që sot nuk ekziston me permendjet si  sacerdos në kolonitë  Narona   dhe Epidaurum ,Douvir në  Julium Pisinum dhe pontifex në koloninë Scodra…19.  Studiuesit  dhe albanologut të  njohur Ippen i terheqin vemendjen  blloqe të medha  guri të gllendura në shtratin e lumit (Cem) ,që  ai i quan fillimi i një ujesjellesi  romak ,i cili sillte dikur  ujet e Cemit më shumë se tri ore larg prej ketej në qytetin Dioklea. Ajo më e çuditshmja e kesaj vepre  i duket ketij studiuesi  se Dioklea  ndodhej në një bigëzim të dy lumenjëve (Zetes e Moraçes) që kishin ujë të perhershem… ,por me sa duket  uji i Cemit ishte më i shkelqyeri..20.  Ky studiues ka qënë edhe konsulli i pergjithshem i Austro-Hungarise në Shkoder në vitet 1897-1904… Në historinë e Dioklesë perveç  veprave ndertimore një vend të rendesishem zënë edhe trashigimit e dokumentuara “shkresore”. Një ndër keto trashigimi me vlera është “Kronika e Dioklesë”, që i perket fillimit të shekullit XI.. Duke qënë se kjo kronikë tregon edhe per disa momente të rendesishme të historisë së trojeve Shqiptare nën Bizantin , si dhe bashkepunimin e shqiptareve me fqinjet në luftë kunder kesaj perandorie , ne po e paraqesin ketë kronikë ashtu siç e shkruan autori i “historisë më të vjeter të Shqiperisë (Faveirial), nga e cila lexojmë : Me 22 maj 1015 ,në afersi të Elbasanit ,Vladimiri ,duka i Trimalies (tri maleve) u therë  nga vrasesit e paguar të Gjon Vladislavit. Kronika e  Dioklesë  na bënë  të ditur se mbi varrin e tij ndodhnin  mjaftë  mrekulli. Kadreni nga ana e tij e cilson si princ të drejt ,paqesor  dhe të virtytshem ,dhe e quan Trimalie  vendin ku mbreteroi  ky princ…Sipas asaj që thotë Kadreni dhe kronika e Dioklesë ,gjykohet se shtetet e Vladimirit  shtriheshin nga Durresi deri në Raguza. Me që Vladimiri nuk la femijë , xhaxhai i tij Draguimir i zbrapsi Greket  që shkuan nga Durresi në Shkoder. Por në vend që të luftonte me forca të barabarta, Bazili kerkoi ndihmen e vrasësve ,dhe Draguimiri u vra nga thika  e një vrasesi të paguar në një kishë  të kushtuar Shen Gjergjit ,pranë Kotorrit. Autoret  grekë nuk flasin per ketë vrasje ,por kronika e Dioklesë i akuzon pikrisht ata , dhe per të thënë të verteten ,perandori grek  ishte pjesmarres  në ketë goditje. Tashma ai kishte vrarë  me 1018 ,Ibacin me anë të Eustatit ,qeveritarit të Ohrit . Dy vjet me pas ai vret princin e Serbisë me anë të Diogjen Sermit . Nga ana tjeter ,deshmi e pakundershtueshme se perandori grek kishte vrarë Draguimirin ishte se ,menjeherë pas vdekjes së tij ,ai pushtoi ushtarakisht  principata të ndryshme ose Zhupani ,të cilat perbenin shtetet  e princit shqiptarë , dhe se të birin e tij Dobroslavin e dergoi në Kostandinopojë. Më vonë duke mesuar së një levizje e madhe po ziente brenda shteteve të tij aterore , dhe se per të masakruar greket kudo që ishin duhej veçse një prijes , Dobroslavi shpeton nga duart e tyre. Ai pritet si çlirimtarë nga Diokleasit ,Dalmatet dhe Serbet (ne vitin 1039). Ai grumbulloi trupa dhe i shtypi njera pas tjetres ushtritë që Bizanti i kundervuri atij…Ateherë Bizanti dergon një ushtri edhe më të madhe.  Ajo perbehej nga 60 mijë burra .Por në një betejë të vetme ,Dobroslavi i vrau 40 mijë trupa ,bashkë me ta edhe shtatë gjeneral (v.1043). Kjo betejë  e fundit e çliroi tërsisht vendin prej grekeve. Dobroslavi kthehet ateherë ndaj banëve apo qeveritareve të Rashes (Novi Pazarit), të Bosnjes  dhe të Zaklominit (Hercegovina), të cilet  kishin marrë anen e Grekeve. Pak kohë i mjaftoi atij per ti  shtypur të gjithë , dhe per ti debuar nga vendi. Duke parë me pas se po vdiste ,ai  ia jep principaten e Shkodres ose të Dioklese ,Radoslavit ,njerit  prej bijëve të tij (në vitin 1047)…21.  

GOJDHENA PER NDERTIMIN E  DUKLES

Si per shumicen e qyteteve  apo kalave  të ndertuara në lashtesi  (në trojet shqiptare ,por edhe ato europiane ) rrefehen  gojdhena e legjenda që “tregojnë” se ; per ndertimin e tyre janë sakrifikuar kurbane njerzore ,madje shpesh keto kurbane  kanë qënë brenda një familje dhe një gjaku. Siç dihet ky rit pagan  ekziston edhe sot , por fatesisht kurbanet konsistojne me  kafshë ose shpend..  Edhe në trojet tona (Malesi e Madhe) kur futen themelet per të ndertuar një shtepi të re apo ndertes tjeter , pritet  një kurban (kafshë apo shpend) duke i derdhur gjakun në keto themele. Edhe per qytetin  e lashtë të Dukles ka disa gojdhena , por ne  menduam të zgjedhim dy më të  “spikaturat”.. E “para” është gojdhena që  tregon per dy vellezer me emrat Dokla dhe Luci ,të cilet thuhet se u angazhuan të ndertojnë rrethimin e qytetit me mur guri , dhe  kanalin e ujesjellesit nga Cemi në Dukel.. Gojdhena  bënë fjalë per një  “incest” (flligeshti në gjakë) ,pasi të dy vellezerit  ishin dashuruar me motern e tyre dhe kerkonin secili per vehte të martohej  me motren Sofi.  Angazhimi në punet e mesiperme të dy vellezreve kishte ardhur si rezultat i konkurences  të vërë si kusht nga  motra , ku ai vella që do të kryente i pari punen do ta pranonte per burrë të saj.. Luci (vellai i vogel) e kishte kryer i pari punen, por Dokla nga smira e vret të vëllan duke e gjuajtur me gurë .Edhe sot tek banoret vendas trashigohet “opinioni” se ky vend që nga ajo kohë  është i mallkuar..Ndersa kur në fushë gjindet ndonje gurë  i madh thuhet se janë guret e Dokles apo Duklanit me të cilet ka vrarë të vëllan , Lucin.. Sipas  gojedhenes “fituesi” Dokla  ,qytetit i vuri “emrin” e tij..22.    Gjithesesi duke studiuar me kujdes traditen historike  të banoreve autokton ilirë , dhe pasardhesve të  sotem shqiptarë të Malesisë  Madhe ,kjo gojedhenë  me ketë felligeshti të pa imagjinueshme të vëllaut me motren është e pa besueshme… Gojdhena e dytë mendojmë se ështeë më e besueshme dhe më shqiptare  , ndaj  ne  po “riprodhojmë” atë çfarë kemi mundur të  mbledhim e “ndertojmë” nga  kjo gojedhenë e cila tregon se : “..Një familje e fuqishme  dhe e njohur e fisit të Diokleateve ilirë (me “mbiemrin”Dokla), kishte qënë inisiatorja dhe kontribuesja më e madhe per ndertimin e qytezes që do të merrte emrin e fisit (Ilir) të Diokleateve. Trashigimtaret e kesaj familje  njiheshin  edhe si kujdestarë të mirmbajtjes të qytezes apo qytetit. Ndër mote e dekada vijojë keshtu deri sa një ditë ,kjo familje kishte shkelur “betimin”(por pa treguar se çfarë ishte ky betim) ,dhe per ketë ishte “ndeshkuar” nga zotat (thuhet keshtu pasi bëhët fjalë per kohen pagane që besohej në shumë perendi).. Një natë  zanat  kishin arritur të terheqnin në pyllin e një mali aty afer tre femijet e kesaj familje , të cilet kishin emrat ; Duka , Luka dhe motra e tyre Leta . Zanat ja kthyen  familjes tre femijet ,pas disa diteve që konsideroheshin të humbur.   Familja pas kesaj ju kthye normalitetit. Femijet u rriten dhe prinderit vdiqen. Duka , Luka dhe motra e tyre Leta (ndonjehere thuhet edhe Lena) ,benin një jetë  disi të respektuar nga banoret e qytezes e më gjërë . Kjo vijojë deri ateherë kur  ketë familje e vizitojnë perseri zanat e “malit” të cilat per disa orë e marrin  me vehte Leten, e cila pasi  kthehet në shtepi ,dy  vellezerve  u dukej shumë më e bukur dhe e hijeshme se më parë ,dhe filluan të ndiejnë dashuri tunduese  ndaj motres .Ketë dashuri të pazakontë  vellezerit nuk e mbajten gjatë të fshehur  ,por filluan ta shfaqin me një paturpesi të pa parë deri ateherë. Pleq të urtë të qytezez u thonin vellezerve se kjo është flligeshti e rendë  që  e mallkojnë zotat , ose është një sprovë nga e cila  duhet të ruheni se  kjo nuk është motra juaj ,por  një zanë mali që ka zevensdesuar motren tuaj. Vellezerit Duka e Luka nuk ju a vunë veshin ketyre keshillave ,por filluan të zihen me njeri tjetrin  se kush do të merrte per grua Leten , e cila si në gojdhenen tjeter u cakton punen (njerit rrethimin e qytetit dhe tjetrit ndertimin e kanalit të ujesjellesit), ku ai që do ta kryente më parë do të bëhej burri i saj. Luka e kreu i pari punen , por nga xhelozia e smira gjeti vdekjen nga vellai i madh Duka ,që e mbyti me gurë , taman si në mitologji…Duka  jetojë edhe per shumë vite ,por nuk la asnjë trashigimtarë ,veçse një mbrapeshti apo mallkim që nuk do ti  largohej kurrë qytezes apo qytetit të Dukles… Sipas kesaj gojëdhëne edhe emri (i qytezes) Dukla ka lidhje edhe me emrin e “Kainit”shqiptare  Duka … Gjithsesi gojdhenat janë gojedhena ,dhe realiteti që na ka mbetur nga ky qytetrim mbi dymije e treqind – vjeçarë – iliro-shqiptarë , janë veçse  “germadhat” që  shohim aktualisht , por edhe keto nëse nuk “bëjmë” diçka të pakten per ti memorizuar sot , nuk do të kemi çfarë të shohim mot,  ne , dhe as brezat që do të vijnë…e ateherë  edhe autoktonin e qytetrimit në keto troje shqiptarie  do ta  marrin  zanat , por mjerisht ato të lindjes…

Referencat:

1,Xhuzepe  Xhelçik ,Zeta dhe Dinastia e Balshajve , fq.366.

2.Milan Shuflaj ,Serbet dhe Shqiptaret ,fq.15. 

3.Ilirët dhe Iliria  te autorët antikë , fq.267, Akademia e shkencave të Shqiperisë , Instituti i Arkeologjisë , perg. nga Selim Islami ,Frano Prendi ,Hasan  Ceka , Skender Anamali. 

4.Preloc Margilaj ; Iliret kanë  folur shqip , shqiptaret flasin ilirisht ,fq.62. 

5.Dr.Konstantin Jirecek ,[Shkodra e krahina e saj ne mesjet] Vezhgime Iliro-shqiptare,fq.109. 

6.Konastantin Jirecek ,po aty fq.111.

7.Hyacinthe  Hecquard ,Historia dhe pershkrimi i Shqiperisë së Eperme ose i Gegerisë, fq.51 + fq.420. 

8.Hyacinthe  Hecquard , po aty, fq.413. 

9.Dr. Milan fon Shuflaj ,Situata të Kishës  në Shqiperinë paraturke ,fq.32 , botime Franceskane , Shkoder 2013. Perkthyer dhe perg. per botim Dr. phil. MA Edmond Malaj. 

10.Preloc  Margilaj ; Iliret kanë folur shqip ,shqiptaret flasin ilirisht, fq.62-63. 

11.Milan Shuflaj; Serbet dhe Shqiptaret ,fq.37. 

12.Edwin Jacques , Shqiptaret…fq.151. 

13.Dr. Kostantin Jireçek ,po aty ,fq.111. 

14.Hyacinthe   Hecquard , po aty fq.88. 

15.Zhan Klod Faveirial , Historia me e vjeter e Shqiperis ,fq.83,86. 

16.Zhan Klod  Faveirial ,po aty ,fq.90.  

17.Milan Shuflaj ,Serbet dhe shqiptaret ,fq.111. 

18.Milan Shuflaj ,Qytetet dhe keshtjellat e Shqiperisë ,kryesisht në mesjetë,fq.30-31.   

19.Milan Shuflaj ,veper e cituar ,fq.32. 

20.Theodor Ippen ,Shqiperia  e  Vjeter ,fq.24. 

21.Zhan Klod Favierial, po aty, fq.154-155. 

22.Kjo gojedhene është mbledhur nga studiuesi Gjon Toma Berishaj ,ndaj me hollesisht  shih “Deciqi – krenaria e  Malesise” ,fq.18-20. /gazetadielli.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here