Eshte hedhur mendimi sikur shqiponja e flamurit qe u ngrit ne Vlore me 28 Nentor 1912 paska qene kopjuar prej stemes se flamurit qe ruante familja Kastrioti ne Napoli. Mirepo e verteta eshte ndryshe. Shqiponja e flamurit qe u ngrit ne Vlore me 28 Nentor 1912 ka qene krijuar dhe stampuar me ngjyre te zeze mbi beze te kuqe prej atdhetarit Korcar Spridhon Ilo ne Bukuresht ne vitin 1905, ndoshta kopjuar prej formes se shqiponjes se revistes ‘Albania’ te Faik Konices. Kur u pergatit ceta e Bajo Topullit per te dale ne malet e Shqiperise se Jugut me 1905 e mori nje kopje te stamposur prej S. Ilos. Nje kopje tjeter te po ketij stampimi e mori me vete dhe ceta e Cerciz Topullit dhe e Mihal Gramenos ne vitin 1907 dhe e valviti ne Juge te Shqiperise gjate viteve 1907-1908. Ndonese nuk dallohet mire, ne foton muzeale bardhe e zi te cetes se Cerciz Topollit, duket shqiponja tek flamuri qe mban komiti i dyte ne kembe nga e majta. Ne tetor te vitit 1912 kur shkoi I. Qemali me grupin e tij nga Stambolli ne Bukuresht, Spiridhini, kur e shoqeroi grupin nga Bukreshti per ne Trieste, Durres e Vlore, mori ndoshta me shume se nje kopje me vete. Ai e kishte Margone kusherire, nje korcare e martuar ne Vlore disa vjet me pare. Spiridhoni i dha kopjen e flamurit Marigose mbasditen e dates 27 nentor per t’ia zbukuruar (qendisur) anet me fije gajtani te verdhe dhe ajo e kreu brenda nates kete zbukurim aneso. Kurse shqiponja e zeze ishte e stamposur mbi bezen e kuqe dhe nuk ishte nevoja te qendisej prej Marigose. E deshmoj kete fakt mbeshtetur te kujtimet e Mihal Gramenos dhe te Spiridhon Ilos, Shqiponja e familjes Kastrioti qe ruhet ne Napoli eshte kjo ketu krejt e ndryshme nga ajo e flamurit qe u valvit me cetat kryengritese ne vitet 1905, 1907-1912 dhe qe u ngrit ne Vlore me 28 Nentor 1912.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here