Manastiri, dikur një nga qendrat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, ndonëse zbehtë e më zbehtë, akoma jeton në ndërgjegjen tonë.

Në këtë qytet u mbajt Kongresi i Alfabetit (1908), që ishte dhe Kongres i unifikimit, zgjimit dhe ndriçimit të vetëdijes kombëtare. Ishte pikërisht në Manastir ku u krijua “Komiteti për Lirinë e Shqipërisë” (1905). Në Manastir u themelua dhe Klubi “Bashkimi” (1908), pastaj “Shoqëria Botonjëse Letrare”, që pati edhe shtypshkronjën e saj, duke e bërë Manastirin qendër të botimit të librave shqip dhe të shtypit shqiptar, prandaj rilindasit shqiptarë Manastirin atë kohë e konsideronin si një nga qytetet më të rëndësishme shqiptare.

Koha kur qyteti jonë i Manastirit frymonte shqip!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here