rinderit përpiqen të jenë shumë sa më të kujdesshëm lidhur me shëndetin e fëmijëve të tyre, por jo gjithmonë bëjnë gjënë e duhur. Shpeshherë, pa u konsultuar me mjekun specialist, ata u japin suplemente dhe vitamina të ndryshme për t’u forcuar sistemin imunitar. Por, duhet patur shumë kujdes sepse dhënia e tyre në doza të larta mund të ketë një efekt toksik duke shkaktuar një sërë problemesh shëndetësore, vecanërisht kalcifikim të arteries koronare dhe asaj renale deri në formimin e gurëve në veshka, zmadhim të mëlcisë dhe shpretkës, si edhe në tharje dhe plasaritje të lëkurës.about:blank

Mosha gjatë së cilës fëmijët kanë nevoja më të mëdha për vitamina dhe minerale është mosha 0-2 vjeë, 5 vjeç dhe mosha e pubertetit. Ata gjithashtu kanë nevoja të larta për këto suplemente në stinën e dimrit, sepse infeksionet e rrugëve të siperme respiratore janë më të shpeshta.Fabout:blank

Vitaminat ndahen në 2 grupe në “vitamina të tretshme në ujë” dhe “vitamina të tretshme në yndyrna”. Grupi i vitaminave B dhe C treten në ujë ; ndërsa vitaminat A, D, E dhe K treten në yndyrna. Meqënëse sasia e tepert e vitaminës B dhe C të cilat janë të tretshme në ujë eleminohet nga trupi nëpërmjet urinës, ato kryesisht nuk shkaktojnë probleme në organizëm. Krejt e kundërta ndodh me vitaminat e tretshme në yndyrna të cilat akumulohen në trup dhe krijojnë efekte toksike duke dëmtuar në këtë mënyrë organizmin.

Më poshtë gjeni të listuara problemet shëndetësore që mund të vijnë si pasojë e akumulimit në sasi të mëdha në organizëm të vitaminave të tretshme në yndyrna A, D, E dhe K:

Vitamina A: Zmadhim të mëlcisë dhe shpretkës

Vitamina D: Kalcifikim të arteries koronare dhe asaj renaleabout:blank

Vitamina E: Ul mbrojtjen e sistemit imunitar duke bërë që fëmija të sëmuret më shpejt.

Vitamina K: Vitamina K ka efekt rregullues në faktorët e koagulimit te fëmija, por marrja me tepricë e saj mund të shkaktojë probleme të tilla si anemia dhe verdhëza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here