Çdo mëngjes, faqet e gazetave mbushen me lajme për aksidente rrugore tragjike: autobusë pasagjerësh që bien në gremina malore, drejtues të dehur që përplasin këmbësorë, automjete që përplasen me kamionë të ndalur apo motorë që rrëzohen nga automjete më të mëdha. Këto ngjarje të përditshme theksojnë një krizë të heshtur, e cila në vitin 2023 mori jetën e mbi 172 000 personave – afërsisht 474 vdekje çdo ditë, ose një çdo tre minuta.

Vendi ku çdo 3 minuta vdes një person në aksident rrugor

Kjo panoramë vjen nga shteti me numrin më të lartë të popullsisë në botë, India, shkruan A2 CNN. Ministri i Transportit Rrugor dhe Autostradave, Nitin Gadkari, e përshkroi këtë situatë si alarmante, duke përmendur shifrat tronditëse në një ngjarje mbi sigurinë rrugore në dhjetor. Ndër viktimat ishin 10 000 fëmijë dhe 35 000 këmbësorë. Drejtuesit e motorëve ishin po ashtu ndër më të prekurit. Shpejtësia e tejkaluar u identifikua si shkaku më i zakonshëm, ndërsa mungesa e masave bazike të sigurisë si helmetat dhe rripat e sigurimit sollën mijëra vdekje të tjera.

Problemet nuk mbarojnë këtu. Shumë aksidente ndodhin për shkak të ngarkesës së tepërt, drejtimit të mjeteve pa patentë, apo drejtimit në anën e gabuar të rrugës. Mungesa e kontrollit dhe zbatimit të ligjeve është evidente: në vitin 2021, 13% e aksidenteve përfshinin drejtues pa leje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here