Nje sukses tjeter i madh i filmit kosovar ne Arenen Nderkombetare.
Filmi i shkurter artistik THIRRJA ne regji te Mirak Zymberaj dhe skenar te Mentor Zymberaj perzgjedhet te merre pjese ne nje Festival te rendesishem te filmit te shkurter artistik ne bote – Aleksandria Short Film Festival ne Egjipt, i cili Festival eshte Festival i Kualifikimeve per OSKAR. Pos suksesit artistik te filmit edhe selektimi dhe prezantimi i filmit ne nje konkurence te madhe boterore eshte nje sukses i madh i filmit i cili perfaqeson dhe promovon Kosoven.
Pas Premieres se Filmit ne korrik te vitit 2024 ku filmi THIRRJA u selektua ne Festivalin – IN PALACE International Short Film Festival i cili poashtu i takon kategorise me te larte artistike te Kualifikimeve per OSKAR, ky Festival eshte i dyti me radhe qe selekton filmin THIRRJA te jete ne mesin e filmave me te mire boteror te Kualifikimeve per OSKAR.
Ketij suksesi te madhe ia bashkangjesim edhe ÇMIMIN E DYTE te Festivalit Green Montenegro International Festival 2024 te cilin e fitoi regjisori i filmit Mirak Zymberaj.
Filmi THIRRJA realizim i Shtepise Teatrore Filmike AKT do te vazhdoj rrugetimin artistik edhe ne Festivale tjera me renome boterore.
Ne film moren pjese aktoret: Mentor Zymberaj, Albina Osmani, Miran Zymberaj, Art Pasha; DOP Blerim Gjinovci, Montazha Ermal Duli, Muzika Memli Kelmendi; Skenografia Zeni Ballazhi, Kostumet Mrike Zymberaj& Monda Beqiri; Audio Muha Veseli; Color Joni Mithi&Lorena Sopi, Fotograf Dardan Kabashi; Asistent Regjie Granit Dragaj; Skenari Mentor Zymberaj; Regjisor Mirak Zymberaj