6.1 C
Pristina
Tuesday, March 2, 2021
Home KURIOZITETE Mesazhet e iMessage nuk mund të përgjohen

Mesazhet e iMessage nuk mund të përgjohen

Dokumenti i brendshëm i administratës amerikane kundër drogës (DEA), i cili është siguruar nga CNET thotë se ky institucion është ankuar se mesazhet e dërguara me shërbimin e Apple, iMessage janë të koduar dhe “të pamundur që të përgjohen” madje edhe me një urdhër gjykate.

Sipas letrës së DEA-së, përgjimi i komunikimit të mesazheve mes dy telefonave të Apple që përdorin iMessage është i vështirë dhe i pamundur, edhe në rastet kur urdhëri për përgjim jepet nga një gjykatës federal.

Në mes të vitit 2011, kur Apple e pati lansuar shërbimin e mesazheve iMessage, në njoftimin e kompanisë thuhej se i njëjti do të mbështetet në një enkriptim të sigurt, por nuk thuhej se përgjimi ligjor në shërbim do të jetë i pamundur.

Mbase ky fakt ka bërë që iMessage të shndërrohej në softuerin më të famshëm të enkriptuar, pasi që pas një viti, drejtori i Apple, Tim Cook pati njoftuar se përmes iMessage ishin dërguar më shumë se 300 miliardë mesazhe, të cilat transmetohen në internet, në vend të formës standarde të dërgimit përmes antenave të telefonisë mobile.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kush punon në kompjuter ka nevojë për këtë vitaminë

Duke u fokusuar në ekranin e kompjuterit, sytë gjithmonë reagojnë ndaj pikave të ndritshme dhe të errëta. Ndaj ata që punojnë në...

SHKOLLA E PARË SHQIPE NË KORÇË APO SHKODËR?

Nga Luke Luka(Nga mos dija apo nga zori thone se gabon edhe folklori)7 Marsi...

Shenjat që paralajmërojnë se vuani nga hipertensioni

Një nga aspektet më të rrezikshme të hipertensionit është se mund të mos e dini që po vuani nga kjo sëmundje.

Pamje të pabesueshme, por të vërteta!

PLANETI YNË...Toka ofron peizazhe me bukuri që të lënë pa frymë. Mes tyre, disa duken sikur dalin fill...

Recent Comments