Qumështi është burim i shkëlqyer i kalçiumit, kaliumit dhe vitaminës D, pasi ai i ofron organizmit shumë përfitime shëndetësore.Disa preferojnë ta pijnë qumështin të ngrohtë dhe pjesa tjetër të ftohtë, por ju tregojmë se cila është mënyra më e mirë e konsumimit

Sipas dietologëve nuk ka një matës ekzakt për një përgjigje të prerë, kjo pasi temperatura e qumështit (i ngrohtë apo i ftohtë) kur e konsumoni varet nga gjendja shëndetësore dhe shumë faktorë të tjerë.about:blank

Kur qumështi është i ngrohtë, ai ndihmon organizmin për një tretje më të lehtë. Laktoza që përmban qumështi shpërbëhet dhe ndihmon në parandalimin e problemeve të pakëndshme që vijnë nga mos tretja, siç është fryrja e stomakut apo edhe diarreja. Një filxhan me qumësht të ngrohtë para se të flini ndihmon për një gjumë më të qetë.

Ndërsa nëse vuani nga djegia në stomak atëherë qumështi i ftohtë ndihmon në lehtësimin e menjëhershëm të stomakut.

Përveç kësaj, konsumimi i qumështit të ftohtë pas ngrënies së vaktit ndihmon në parandalimin e aciditetit në stomak. Koha më e mirë për ta konsumuar atë është herët në mëngjes.

Pra, qumështin e ngrohtë apo të ftohtë duhet ta konsumoni bazuar në faktorët tuaj shëndetësorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here