6.1 C
Pristina
Tuesday, May 11, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Hebrenjtë në Shqipërinë e besës

Hebrenjtë në Shqipërinë e besës

Kastriot Kotoni

Popujt e Mesdheut kanë pikëtakimet e tyre të hershme qysh në ngjizjen e tyre. Kështu në shekullin e parë së erës sonë, shumë kohë përpara se krishtërimi të bëhej feja zyrtare e Perandorisë Romake, janë gjetur vendbanime hebraike në zonën e Sarandës ku është i njohur mozaiku i Onhezmit, dhe në shekujt e tjerë të erës sonë, ka natyrisht edhe dyndje të popullsisë hebraike më në thellësi të Shqipërisë, si në zonat e Vlorës e të Beratit të ardhur nga Janina. Kështu edhe pse dëshmitë janë të pakta, sinagoga në fshatin Fterë apo edhe në Vlorë e Berat tregojnë për një bashkësi të konsoliduar e cila është ngulitur për shkaqe të ndryshme dhe ka pas gjetur një kulturë tolerante dhe mbi të gjitha shumë fisnike dhe bujare, me veti të rralla të mikpritjes dhe të besës.

Padyshim në kushtet e reja të pushtuesve të ndryshëm të Shqipërisë, atyre u është dashur edhe të ndryshonin fenë, por edhe asimilimi me kulturën vendase duhet të ketë bërë punën e vet. Nëse duhet të kujtojmë se kjo bashkësi gëzonte një status të veçantë edhe nga “Porta e Lartë” e Stambollit dhe ishin shumë të fuqishëm ekonomikisht dhe kishin njerëz të spikatur në shumë fusha të jetës. Nga këto rrethana kjo bashkësi gëzonte respektin e vendasve. Kur rritej konflikti mes shtetit osman dhe shteteve të perëndimit, siç ishte Venediku atëhere kishte edhe tkurrje të bashkësive hebraike në territorin shqiptar në fundshekullin XVI.

Baticat e zbaticat e bashkësive hebreje vazhdojnë me shtrirjen e tyre drejt Gjirokastrës, Durrësit, Krujës, Lezhës dhe Shkodrës .Vlora mbante barrën më të madhe të ballafaqimeve ushtarake osmane-vendedikase, ndaj dhe pasojat ishin më të rënda për bashkësinë hebrenje, si dhe për popullin shqiptar. Kemi ardhje të individëve hebrenj nga fillimi i shekullit XIX, por në fund të këtij shekulli kemi një rritje fluksi të emigrantëve hebrenj drejt Shqipërisë, pjesa më e madhe vinin nga Greqia. Me arrdhjen e Hitlerit në pushtet nisi politika antisemite dhe shtroi për hebrenjtë gjermanë çështjen e largimit nga Gjermania dhe vendosjen e tyre në një atdhe të ri. Vihet në lëvizje “Komisiariati i Refugjatëve” pranë “Lidhjes së Kombeve”, i cili në kontaktin me Ministrinë e Punëve të Jashtëme të Mbretërisë së Shqipërisë bën kërkesë për një stacion vendqëndrimi për një numër të kufizuar refugjatësh hebrenj. Kjo situatë e re ishte tepër joshëse për shtetin shqiptar, për të thithur ndihma në investime, në kapitale dhe në zhvillimin e industrisë dhe bujqësisë. Në fakt Komuniteti i hebrenjve të Firences dhe të Vjenës, kishin parashikuar një projekt për kanalizimin e Bunës dhe Drinit, me qëllim që në tokat e liruara nga këta lumenj, të vendosej një pjesë e hebrenjve gjermanë.

Por ndërhyrja e qeverisë italiane, e cila e shtrëngoi qeverinë shqiptare që të nënshkruante marrëveshjen për vendosjen në Shqipëri të kolonëve italianë, bëri që plani të dështojë. Me arrdhjen në Shqipëri në vitin 1938 të senatorit amerikan si i dërguari i Komitetit Sionist të Shteteve të Bashkuara, zotit R. Reynolds për të vendosur në Shqipëri 5000 familje izraelite në zonën e Myzeqesë, negociator i kësaj marrëveshjeje ishte Faik Konica. Por, fatkeqësisht edhe pse presidenti Ruzvelt kishte biseduar me Musolinin, ky i fundit u bë aleat me Hitlerin, si rrjedhim marrëveshja mes Shqipërisë dhe Amerikës për zgjidhjen e çështjes hebraike dështuan sërish, edhe pse u premtuan investime të jashtëzakonshme. Pas “Natës së kristaleve”, Evropa Perëndimore e Qendrore në nëntor të vitit 1938, pati një rritje shumë të madhe të fluksit të refugjatëve hebrenj nga Evropa Perëndimore dhe Qëndrore drejt lindjes. Shqipëria konsiderohej si një parajsë, ose një strehë e përkohshme. Dihet tashmë se në vitin 1938 shkencëtari i madh botëror Albert Ajnshtajn, me ndihmën e doktor Jani Bashos, ka qëndruar në Shqipëri dhe është pajisur me pashaportë shqiptare me emër të rremë “Duro Sulejmani”. Në zyrat e Romës kishte mjaft xhelozi për mikpritjen që tregonin shqiptarët ndaj hebrenjve të përzënë nga vendet evropiane dhe ballkanike. Rasti më unikal ku hebrenjtë u mbrojtën gjatë viteve të Holokaustit ishte Shqipëria, jo vetëm për faktin se mbrojti hebrenjtë, që banonin aty, por edhe hebrenjtë që erdhën nga vendet e tjera evropiane, të cilët u strehuan e u fshehën prej shqiptarëve, pavarësisht rreziqeve dhe ndëshkimeve që u kanoseshin këtyre të fundit prej nazistëve.

Shqiptarët nuk i përfillën urdhrat e ushtrisë naziste, përkundrazi ata jo vetëm i strehuan dhe i fshehën hebrenjtë, por i trajtuan si vëllezër dhe ndanë me ta bukën e gojës, që në ato kohëra u mungonte për vete, dhe i shpëtuan nga rreziku. Falë genit të shqiptarit me intitucionet morale të mikpritjes dhe besës ndaj të huajve që kanë ardhur me qëllime të mira në Shqipëri, nuk ka asnjë hebre të dorëzuar tek gjermanët.

Dita e “Kujtesës” ka në thelbin e vetë Holokaustin për faktin se 6 milionë hebrenj u zhdukën gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, vetëm e vetëm se ishin qytetarë të nderuar, punonin dhe zbatonin me përpikmëri ligjet e vendit ku jetonin. Eksodi biblik i popullit hebre në kërkim të tokës për të krijuar kombin është përshkruar më së miri në romanin “Eksodi” me autor Leon Uris, i përkthyer me mjeshtri nga Robert dhe Edvin Shvars, dhe ne shqiptarët me Luftën e Kosovës pësuam të njëjtin eksod, ndonëse shqiptarët ishin në trojet e tyre dhe politikat genocidiste serbe Millosheviçjane u ngjanin atyre të nazizmit dhe antisemitizmit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Cilat shtete janë ende sot në komunizëm?

Një shtet me një popullsi më shumë se 11 milionë banorë. Kontrolli i ekonomisë nga shteti pothuajse e ka falimentuar qeverinë, e...

Shkencëtarët kanë zbuluar një gjë të re të mahnitshme në lidhje me ujqërit(Video)

Një projekt nga Universiteti i Minesotas, misioni i të cilit është të kuptojë më mirë sjelljen e ujqërve, eksperimentoi me këto kafshë...

Eksperimenti i pazakontë që çoi në shpikjen e vaksinës së parë

Lia konsiderohej kohë më parë një sëmundje e tmerrshme ngjitëse, që shkaktonte dhembje të mëdha trupi, temperaturë të lartë, dhembje fyti, koke,...

Cili është grupi më i rrallë i gjakut?

Vetëm 43 persona në botë e kanë grupin e gjakut Rezus nul ose invalid, një tip gjaku që është i ngjashëm me...

Recent Comments