Nga familjet mbretërore më të lashta në Iliri është ajo që nis me Bardhylin (448-358 p.e.s.) në shekullin IV p.e.s. , por ajo mund të ketë qenë më e lashtë se edhe vetë Bardhyli, për të cilin thuhet se ka qënë uzurpues. Ai vetë mbretërori nga 385-358 p.e.s.; biri tij Kleitus nga 355 deri 335; nipi Bardhyl nga viti 325 dhe Brikena nga viti 295. Familja mbretërore e Ardianëve, që sundoi nga viti 340 deri 160 p.e.s., me Pleuratin, Skerdilajdin, Pleuratin, Agronin, Teutën, Pinnesin, Gentin, Pleuratin dhe Platorin. Në Epir, dinastia e Mollosëve u themelua nga fillimi i shekullit IV (370 p.e.s.) me Neoptolemin, Taripsin, Arribën, Aleksandrin e Mollosëve dhe Pirron e Epirit… (Vazhdon…)

Sipas Prof. Nelson R Çabej “Prejardhja dhe formimi i popullit Shqiptar”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here