Shkruan Fetah Bahtiri

Sot, më 7 mars, në Ditën e Mësuesit, po lexoj se ish Shkolla e muzikës në Mitrovicë qenka rrafshuar me tokë.

Për arsimin shqip në Komunën e Mitrovicës në librin Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi nr. 11, viti 2021, kam botuar shkrimin prej 20 faqesh me titullin ”FOTOALBUM I VOGËL PËR ARSIMIN SHQIP NË MITROVICË PËR PERIUDHËN 1915 – 1959”.

Çfarë paraqiste kjo godinë për shkollën në gjuhën shqipe, po jap një ekstrakt të shkurtër nga ky shkrim.

Foto 1: Foto nga viti 1915. Hapja e shkollës shqipe në Mitrovicë. Të pranishëm janë: nxënësit shqiptarë, paria e qytetit dhe oficerë austro-hungarezë.

Foto 2: Foto nga viti 1941. Mësuesja Lina (Simon) Shkreli duke parakaluar me nxënësit e saj nëpër rrugët e qytetit të Mitrovicës.

Foto 3: Foto nga viti 1942. Mësuesi Bedri Gjinaj dhe mësuesja Lina Shkreli me nxënësit e shkollës fillore “Skenderbeg” në Mitrovicë.

Foto 4: Foto nga viti 1942: Nxënës dhe mësimdhënës të shkollës fillore “Skenderbeg” në Mitrovicë.

Foto 5: Nxënës të shkollës fillore “Skenderbeg” pas shfaqjes së dramës “Amë e bijë” të Vinçenc Prenushit, Viti 1942.

Foto 6: Viti 1942. Grupi i valltareve të shkollës fillore “Skenderbeg” në Mitrovicë: Shiverzade Badivuku, Hajrunisah Beqiri, Alije Deva, Sadije Metarapi, Medush Shala, Nedime Sorra, Mejreme N., Nadire Deva, Xhevahire Metarapi, Sazane Deva, Lemane N., Nazire Prekazi, Makushe Kollari etj.

Foto 7: Kori i shkollës fillore “Skenderbeg” në Mitrovicë me mësuesin e muzikës Emil Miloti nga Shkodra, këngëtar e kitarist i njohur. Viti: 1942.

Foto 8: Nxënëset balerina të shkollës fillore ”Skenderbeg”. Viti 1942.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here