Elbasani ne fillim të shekulli të kaluar.

Sipas pershkrimit te Mis Edit Durham.

( Fragment ).

Elbasani ka rreth 10 mije banore, me shume se gjysma jane myslimane.

Prekesh nga perpjekjet qe behen per dije e kulture. Gjen njerez qe pa kurrefare ndihme japin e marrin me gramatiken frenge e gjermane. Ka nje numer mjaft te madh njerezish te shkolluar e te ditur, po te mrret parasysh fakti se ne Perandorine Turke, nuk lejohen te futen libra nga jashte vetem me kontrabande.

Kisha deshire te vizitoj krahinen e Shpatit.

Kaluam uren e Kurd Pashes dhe vazhduam bregut te lumit dhe hyme ne krahinen e permendur. Ndaluam pak ne nje vend shume te bukur ku njerezia vinin per “qejf “.

“Qejf” do te thote te zbavitesh, qe do te thote te rrish kot ne hije prane burimit. Nje kafexhi sjell mangallin me prush ku zien kafene dhe njerezit kenaqen.

Nje burre i moshuar doli dhe na priti. Ai ishte i pari i vendit. E pyeta per emrin.

– Per turqit jam Sulejman, – me tha. Po emrin e pagezimit e kam Konstandin.

Edhe femijet kishin dy emra.I pyeta per emrat dhe ata mu pergjigjen:-Petro,- me tha njeri. Po emrin turk?- Rexhep. Tjetri Gjergj dhe emrin turk Hysen.

Na shtruan dreken, mish qengji te pjekur, mish pule te zier, nga nje tas te madh me qumesht, djathe, veze te skuqura dhe copa te medha buke misri.

Konstandin- Sulejmanit i vinte shume keq qe nuk dija shqip. Me falenderoj qe kam ardhur dhe i pashe.

– Mali me malin s’piqet, njeriu me njeriun po.

Tetë dite qe qendrova ne Elbasan fluturuan si era, duke bere vizita e duke pikturuar ne akuarel kostumet e mrekullueshme te vendit.

Diten e pazarit me urdher te mytesarifit, me kishin sjelle nje grua nga Cermenika e Shpatit sikur doja ti blija nje varg me levore.

Bera gati shpejt e shpejt furcen dhe fillova ta pikturoj. Ajo perplaste kembet dhe kundershtonte. Per dhjete minuta mbarova pune shpejt e shpejt, i bleva levoret dhe e lashe te ikte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here