Jahja Drancolli

Gjarpër me dy koka, me sy xhami, duke mbajtur një medaljon me imazhin e Dianës, rreth shekullit I të erës sonë. Vendi i origjinës Pompei, Itali!

Pjesa e madhe e studiuesve që merrën me qytetërimet e hershme, arritën të kuptojnë se emri “Ilir” në origjinal do të thotë – gjarpër! Gjarpëri, zë një vend të spikatur në mitologjinë ilire-arbërore-shqiptare: konsiderohet si simbol tradicional i shërimit (mjekësisë), si dhe pjellorisë dhe i mishërimit të perëndisë së diellit. Ai përmendet edhe në mitin grek, i cili emëron mbretin fenikas Kadmus si themelues të Ilirisë. Historia tregimtare pohon se, pasi që Zeusi kishte rrëmbyer motrën e tij Europa, Kadmusi u zotua ta shpëtonte atë. Megjithatë, pas një kërkimi të gjatë dhe të kotë, ai hoqi dorë dhe u vendos në Greqi, ku themeloi qytetin e Tebës dhe u martua me Harmoninë e tij të dashur. Por, mjerisht, perënditë e ndëshkuan çiftin e ri me vdekjen tragjike të shumicës së fëmijëve. Të tmerruar nga tmerret, ata u drejtuan për në Iliri. Fiset e egra që banonin aty e pranuan Kadmin si mbret dhe Harmonia i lindi një djalë, princin Iliri, me emrin e të cilit më vonë u emërua i gjithë vendi. Në pleqëri, ata u shndërruan në gjarpërinj, të cilët fauna vendase i adhuronte si perëndi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here