NGA: GJON KEKA

Ashtu sikur Gjon Kastrioti babai i Gjergj Kastriotit ishte pjesë e fisnikërisë dhe këshillit Venedikas, edhe Gjergj Kastrioti dhe vëllezërit e tij e gëzonin atë privilegj ,madje ekziston edhe dokumenti ku Gjergj Kastrioti sëbashku më njërin nga vëllezërit e tij kërkonte privilegjet e të Atit të tij të cilat i takonin sipas dekreteve e diplomave që i kishte nga Venedikasit.Edhe ky nderimin për të birin e tij Gjonin është pjesë e taditës që zotëronte dhe mbante privilegjet venedikase familja fisnike arbërore Kastrioti.

Edhe ky dekret me anë të të cilët Gjon Kastrioti i biri i Gjergj Kastriotit emërohet qytetar nderi dhe anëtar i këshillit madhor të fisnikërisë Venedikase.

Dekreti është me datën 25.Shtator të vitit 1463 dhe tregon për privilegjet dhe të drejtat që gëzon i biri i të madhit Gjergj Kastrioti si pjesë e qytetarisë dhe fisnikërisë së lartë Venedikase.

Aty përshkruhet arsyeja e dhënjes së këtij titulli të nderit,privilegjet dhe të drejtat ,si vijon:

„Më 25.Shtator 1463

Privilegjet për zotërinë madhështor dhe të fuqishëm Gjon Kastriotit, birit të zotit Gjergj Kastrioti, në pranimin e tij si anëtar i dinjitetshëm i këshillit madhor…

…zotëria madhështor dhe i fuqishëm Gjon Kastrioti i biri i zotërisë madhështor dhe të fuqishëm Gjergj Kastrioti, një qytetar fisnik i Venedikut, i këshillit tonë madhor, dhe kapiten i ekspeditës në Shqipëri kundër turqëve, ka qenë gjithmonë dhe është. miku më i dashur dhe më i përsosur i zotërimit tonë, siç tregojnë veprat e lavdërueshme dhe të jashtëzakonshme … prandaj ne me krahë të hapur të dashamirësisë e pranojmë atë si anëtar të këshillit madhor të fisnikërisë me të njëjta priviligje,të drejta, imunitete dhe liri si të gjithë qytetarët tanë sipas drekretit…si për të ashtu edhe për trashëgimtarët e tij…“Burimi i këtij dokumenti është pjesë e arkivit tim personal të mbledhura ndër vite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here