Nuk ka dokument apo vepër historike,gjeografike, etnografike etj, që përpos përshkrimit mbi lashtësinë e Arbërisë dhe të qyteteve kryesore të saj.

Të mos përmendet edhe emri i heroit tonë arbëror Gjergj Kastrioti. Në vepra të tilla mund të shihet se sa i lidhur është emri i Arbërisë me vetë emrin e të madhit dhe mbretit Arbëror Gjergj Kastriotit.

Një dëshmi kjo se një Arbëri pa emrin e Gjergj Kastriotit të madh dhe anasjelltas nuk mund të mendohet e as të njihet e ekzistojë.

Lidhshmëria e Arbërisë ka të bëjë se vetë Gjergj Kastrioti i dha identitet e mbajti në hartën gjeografike aty ku e kishte vendin në kontinentin europian që nga lashtësia edhe përkundër tendencave të armiqëve për ta zhdukur nga harta jo vetëm emrin e Arbërisë.

Por,bashkë me të edhe emrin e Gjergj Kastriotit, Harta sikur e kam vendosur bashkëngjitur me përshkrimin shoqërues është botuar në vitin 1596 (I.m.R.G.v,1596,d.b.m).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here