6.1 C
Pristina
Saturday, July 2, 2022
Home KULTURË Friza e fiseve Maja e grabitur dhe e gjetur

Friza e fiseve Maja e grabitur dhe e gjetur

Hyn në fazën e fundit të restaurimit, në muzeun e Meksikës

Muzeu Kombëtar i Antropologjisë i Meksikës hyri në fazën e fundit të restaurimit të një Frize para-hispanike Maja pasi u grabit  dhe u pre në vitet 1960.  Friza  me një gjerësi prej 8 metrash dhe një lartësi mbi 2 metra, po ndërmerr fazën e tretë dhe të fundit të një projekti konservues, i cili ka nisur katër vite më parë.

Restauruesit synojnë të rivendosin versionin para grabitjes së frizës pasi trafikantët ndryshuan pigmentimin e tij me polimerin Moëilith.

Sipas studiuesve, vepra artistike e Majave vjen nga një vend i quajtur “Placeres” (Kënaqësi) përpara se të grabitej dhe të zhvendosej në Nju Jork në vitin 1968, kur një bandë ndërkombëtare trafikantësh veprash arti e theu atë në 48 pjesë dhe i dërgoi në Shtetet e Bashkuara.

Vepra iu ofrua Muzeut Metropolitan të Nju Jorkut, por drejtori i atëhershëm, Thomas Hoving, ia raportoi atë menaxherit të Muzeut Kombëtar të Antropologjisë, Ignacio Bernal. Më në fund, 48 fragmentet u kthyen në Meksikë në 1969.

Friza daton nga viti 450-600 pas Krishtit. Aty shfaqet  një guvernator të rrethuar nga dy pleq që e shpërblejnë atë me fuqi  ose simbole të fertilitetit.

Klan News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Vlerat e rralla të dardhave shqiptare, zbulojini këtu

Dardhat shqiptare kultivohen gjerësisht gati në të gjithë vendin. Sipas AgroWeb.org, Përmeti, Pogradeci, Dibra, Korça, Vlora, Lushnja, Fieri, jo...

Mesazhet e lashta të Ilirëve(Video)

Historia e tyre eshte sa enigmatike aq edhe e pastudiuar siç duhet. A mundet nje varreze te percjelle mesazhe nga lashtesia ?...

Shenjat që tregojnë se fryrja e barkut nuk është normale

Fryrja e barkut është krejtësisht normale dhe e përkohshme kur shfaqet para menstruacioneve ose pas ngrënies...

Misteri i arit shqiptar…(Video)

Sa ar ka dale nga fabrika e Rubikut gjate periudhes se komunizmit ? Perse ky proces qendronte i fshehte dhe ku shkonte...

Recent Comments