Kush është Zognush Pasha?

Thirret Zağanos Pasha (Zağan Pasha) ose e shqiperuar Zognush Pasha, ishte një Pasha Shqiptar ne Perandorine Osmane që luajti rol të rëndësishëm në periudhën e Sulltan Mehmet Fatihut dhe ne luften e Konstandinopojes. Ai i cili mbajti postin për Gallipolit Sanxhakut Beylik dhe si shef admiral, dhe ishte ushtaraku i i mbajtjes se flamurit ne Trabzon gjatë periudhës 1467-1469.
Zagnos Pasha i cili u largua gjatë Sulltan Muratit I nga posti por u thirr dhe u caktua si veziri(kryeminister) 1453 – 1456 nga sulltan Mehmet Fatihut kur ai trashëgoi fronin prej te atit. Zağanos Pasha ishte mësuesi i arteve ushtarake sulltan Mehmet Fatihut, qe kur ai ishte një fëmijë. Ai u martua me motrën e sulltanit Mehmetit Fatmen dhe u bë kunati e tij . Zognushi u martua dhe me princeshën Anen gjatë pushtimit të Trabzonit. Ai banonte nje Kala Rumeliane e ndërtuar para marrjes së Stambollit dhe kishte kontribuar me përpjekjet e tij në dërgimin e nje flote osmane në Kasimpasha.

Gjenealitete te biografise

Emri Zagan/os(Zognush) Pasha

Lala (zyrtar, mesues, ushtarak, keshilltar)
Grand vezir i Perandorisë Osmane (Kryeminister)
Në zyrën 1 qershor 1453 – 1456
Koha – Sulltan Mehmeti II
Paraprihet nga – Candarli Halil Pasha i Riu
Pasua nga – Mahmud Pasha Angelovic
Grada- Kapudan Pasha(Admiral)
Koha 1463-1466
Paraprihet nga – Yakup Bey
Pasua nga – Mahmud Pasha Angelovic
Detaje personale
I vdekur 1462 ose 1469
Vendi- Balıkesir,( Turqi), Perandoria Osmane
Shtetesia- Osmane
Bashkëshorte –
Princesha Sitti Nefise Hatun
Princess Fatma Hatun
Princess Anna Hatun
Guvernator i Thesalise e Maqedonise.
Perkatesia Fetare – ish i krishter i konvertuar ne Islamin Suni
Përkatësia etnike – Shqiptar
Shërbim ushtarak- Ne Perandorine Osmane
Dega Sherbimit- Armata Osmane
Grada Ushtarake- Kapudan Pasha (admirali i madh; 1463-1466)
Pjesemarrja ne luftëra – Rënia e Kostandinopojes 1453, Lufta e Beogradit etj

Jeta e tij

Zaganos ishte rekrutuar përmes sistemit te Devşirme dhe u rrit nëpër radhët e jeniçerëve. Ai u bë një nga komandantët e shquar ushtarake të Mehmetit II dhe një lala – Këshilltare e sulltanit, mentor, mësues, këshilltar, mbrojtës. Ai hoqi rivalin e tij, të mëparshem vezirin Halil Pashen, në mes të rënies së Konstandinopojës. Ai më vonë shërbeu si guvernator i Thesalisë te Maqedonisë.Zaganos ne fillim ishte i krishterë por me vone u konvertua.Ne musliman. D. Nicolle, JF Haldon dhe SR Turnbull beson se ai ishte i me origjine shqiptare. M. Philippides beson se ai ishte me origjinë greke ose shqiptare. Ai u bë një musliman i përkushtuar pas konvertimit.Kur Mehmeti II u largua në 1446 per shkak te konflikteve brenda perandorise, Zaganosi shoqëroi atë.

Martesat e tij

Zognush Pasha u martua tri herë:
Me princeshe Sitti Nefise Hatun, bija e Timurtaşoğlu Oruc Pashës, Guvernatorit të Përgjithshëm të Anadollit nën Murati II
Me princeshe Fatma Hatun (m 1444.), E bija e Sulltan Murati II dhe motra e Mehmed Fatihut ;
Me princeshe Anna Hatun (m 1481 -.. Div), e bija e perandorit Davidit i Trebizond dhe Helena Kantakouzene, bija e Demetrios i Kantakouzenos

Personaliteti dhe pamja

Zaganos ishte një burrë i gjatë dhe i zgjuar. Ai eshte quajtur kapiteni më i mire osman i kohës së tij, dhe armiku i bizantineve. Ai ishte në besnik dhe nuk e njihte tradhetine-, madje edhe kur Mehmet Fatihu ishte vetëm një princ dhe jo sulltan, Zaganos e dinte se perspektivat vareshin në suksesin e tij. Zaganos ishte një ushtarak i cili besonte se Perandoria Osmane gjithmonë duhet të zgjerohet në mënyrë për të mbajtur armiqtë jashtë vetes. Ai ishte i njohur për bindjet e tij luftarake dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në vitin 1453 gjate rënies së Konstandinopojës por dhe me tej.
Ai ishte një nga komandantët me të shquar osmanë ushtarakë të Mehmetit II (Fatihut) dhe në të njëjtën kohë një këshilltar, mentor, mësues, dhe mbrojtës, për sulltanim.

Modestia e tij

Pavarësisht nga statusi i tij por duke qenë afër Sulltan Mehmet Fatihut, per te tregohet nje histori e bukur. Zognushi ishte tip modest dhe punonte së bashku me punëtorët gjatë ndërtimit të xhamisë e cila sot është quajtur “Xhamia Zağnos Pashes” e ndodhur ne Belikesir . Kur Sulltan Mehmeti e vizitoi Balikesirin, Zağanos Pasha personalisht ishte duke punuar në ndërtimin e xhamisë, duke mbajtur nje gure në shpinë e tij nëpërmjet nje mjeti . Sulltan Mehmeti vizitoi zonën e ndërtimit dhe i tha : “Mund tia lehtesoje vetes, Zağanos …”, . Zağanos Pasha, pa e kthyer kokën e tij dhe pa parë me ke bisedoi , iu përgjigj: -Te falenderoj Mehmet ! Mehmet e pyeti: “Si me njohe mua pa me parë fytyren? “. Zağanos Pasha u përgjigj: -Nuk ka njeri ne kete vend qe me quan mua me emer Zağanos . Ketu te gjithe me quajnë mua Pasha. Vetëm ju mund të me therrisnit me emrin tim. Keshtu qe nga kjo une ju njoha juve.

Rrethimi i Konstandinopojes 1453

Gjatë rrethimit të Konstandinopojës, pjesa më e madhe e ushtrisë osmane kishin fushuar në jug të Bririn e Artë. Trupat e rregullta te ushtareve osmane evropiane, ishin vendosur përgjatë gjithë gjatësisë së mureve, dhe ishin nen urdhërat nga Karadja Pasha. Trupat e rregullta nga Anadolli ishin nen komanden e Isak Pashës u vendosën në jug të Lycus deri në Detin Marmara. Vetë sulltan Mehmed Fatihu ngriti edhe çadrën e tij me ngjyre të kuqe dhe ngjyre ari afër Mesoteichion, ku ishin vendosur armët dhe regjimentet elite te jeniçerëve. Bashi-bazouks ishin vendosur pas vijës se frontit. Trupat e tjerë, nën komanden e Zaganos ishin të vendosur në veri të Bririt te Artë. Komunikimi është ruajtur nga një rrugë që ishte ndërtuar mbi majen kënetore të Hornit. Pas ofensivave të papërfunduara frontale, që osmanët kërkonin për të thyer përmes murit te kalase, ato ndërtonin tunele të nëndheshme në një përpjekje për të vendosur fuci baruti poshte mureve. Shumë nga zbuluesit e fucive ishin minatorët me origjinë gjermane të dërguar nga Novo bordos nga despotet serbe. Megjithatë, bizantinët kishin punësuar një inxhinier me emrin Johannes Grant (i cili u thuhej të ishte gjerman, por ishte ndoshta skocez), i cili ishte vepronte kunder fucive te barutit te hapura nga tunelet, duke lejuar trupat bizantine për të hyrë në tunel dhe te vrisnin ushtaret osmane. Bizantinët zbuluan tunelin e parë në natën e 16 majit. Përpjekjet e mëvonshme nga tunelet u ndërprenë më 21, 23, dhe 25 maj, per shkak te shkatërrimit e tyre me zjarr nga ana e bizantineve dhe luftimimeve të fuqishme. Më 23 maj, bizantinët kapen dhe torturuan dy oficerë osman, të cilët treguan vendndodhjen e të gjitha tuneleve osmane, të cilat u shkatërruan më pas. [Më 21 maj, Sulltan Mehmet Fatihu dërgoi një ambasador në Konstandinopojë dhe ofroi atyre heqjen e rrethimit nëse ata i dorezonin qytetin. Konstandini kishte pranuar që të paguajnë haraç të lartë të sulltanit dhe të njoh statusin e të gjitha kështjellat e pushtuara dhe tokave në duart e tyre si zotërime osman por jo te dorezoje qytetin. Rreth kësaj kohe, Sulltan Mehmet kishte një mbledhje të fundit me zyrtarët e tij të lartë. Këtu ai hasi një rezistencë; nga një vezirët e tij te vjeter Halil Pasha, i cili i miratonte gjithmonë e planet e sulltanit për të pushtuar qytetin, por tani këshilloi atë që të braktisin rrethimin . Halil Pasha u kundershtua nga Zaganosi per te qene nje pike kthimi ne vendimin e Sulltanit, Zaganos këmbënguli per nje sulm të menjëhershëm. Duke qenë i akuzuar për tradheti dhe korrupsion, Halil Pasha u vra më vonë ne po atë vit. Sulltan Mehmet Fatihu kishte planifikuar të rrenoi muret me forcë , duke pritur se mbrojtja dobësuar bizantit nga rrethimi të gjatë. Ai filloi pergatitjen e trupave dhe mjeteve ushtarake për një ofensivë të formës së prerë të gjithëaneshme.
Pas pushtimit osman të Konstandinopojës, Sulltani urdhëroi Zaganos të përcaktuara me galerat e tij për Galata, për të parandaluar anijet bizantine ne lundrim.
Historitë e bashkëpunimit Halil Pashës me bizantinët kishte më shumë gjasa të përhapet ne fraksionin grupit te Zaganos. Por Zaganosi pati sukses kunder Halil Pashës edhe pse ky ishte si veziri i madh.
Në 1456, , Zaganos u pezullua nga detyra pas një ekspedite të dështuar kundër Hungarezeve mbajtur prane Beogradit. Vajza Zaganos ‘ishte e martuar me Sulltan Fatihun por të dy(vajza dhe ai) u larguan në Balıkesir, ku Zaganos zoteronte pronat e tij. Në 1459, Zaganos kthye dhe u bë Pasha dhe Admiral i armates ne rritje të shpejtë karriere ne Perandorine Osmane, dhe vitin e ardhshëm ai ishte edhe guvernatori i Thesalisë dhe Maqedonisë.
Sulltan Mehmet Fatihu e nderoi atë për besnikërinë e tij dhe ndershmëri, së bashku me dy vezirë të tjerë të sulltanit, Sarica Pashës, duke e përmendur ne tre kullat e mëdha të Rumelis Hisari pas tyre. Kulla në jug është emëruar me pas me emrin Zaganos Pasha.

Si ndikoi Zognush Pasha ne vendimin e Sulltan Fatihut per marrjen e Konstandinopojes?

Sulltani Muhamed El-Fatih mblodhi këshilltarët e tij, komandantët e lartë dhe dijetarët që ishin ne mesin e ushtrisë dhe kërkoi prej të pranishmeve që t’i shprehin mendimet e tyre hapur dhe pa hezitim.
Disa prej të pranishmëve sugjeruan që të tërhiqet ushtria, prej tyre ishte veziri Halil Pasha i cili propozoi tërheqje të ushtrisë, për të mos derdhur gjak dhe paralajmëroi hidhërimin e Evropës së krishtere nëse e marrin muslimanët qytetin . Mirëpo, ai u akuzua për marrëveshje me bizantinët dhe përpjekje që të heqi dorë nga marrja e qytetit. Por, disa personalitete u ngritën duke përkrahur Sulltanin që të vazhdojë sulmin ndaj qytetit derisa të çlirohet dhe të mos merret parasysh Evropa. Ata sugjeruan po ashtu që të entuziazmoheshin ushtarët për çlirimin dhe se kthimi prapa do të kishte pasoja, prej tyre thyerja e ndjenjave të tyre luftarake. Në mesin e tyre ishte dhe admirali me emrin ‘’ZOGNUSH PASHA‘’ i cili ishte shqiptar. Në fillim ai kishte qenë i krishterë, porse më pas kishte pranuar Islamin. Në librat e historisë përmendet qëndrimi i Zognush Pashës, ku thuhet: Ende pa e mbaruar fjalen Sulltan El-Fatihu për mendimin e tij, Zognushi ndryshoi pozitën në të cilën qe ulur, ngriti zërin me një osmanishte të përzier me theks të shqipes: “Assesi, nuk pajtohem me atë që tha Halil Pasha! Ne nuk kemi ardhur këtu përveçse për të luftuar dhe jot e kthehemi.” Kjo gjë shkaktoi gjurmë të thella në fytyrat e të pranishmëve dhe për pak çaste mbretëroi një qetësi. Pastaj, vazhdoi fjalët e tij duke thënë: “Me atë qe tha Halil Pasha dëshiron ta zbehë entuziazmin dhe përkushtimin tuaj, mirëpo përpjekjet e tij rezultuan me dështim dhe humbje. Me të vërtetë, ushtria e Aleksandërit të Maqedonisë, e cila u nis prej Greqisë dhe përparoi drejt Indisë dhe nënshtroi gjysmën e Azisë së madhe, nuk ishte më e madhe se ushtria jonë. Nëse ajo ushtri pati mundësi t’i pushtojë gjithë ato toka të gjera, a nuk kanë mundësi trupat tanë t’i kalojnë muret e këtij qyteti?! Halil Pasha na tha ketu se shtetet perëndimore do të marshojnë drejt nesh dhe do të hakmerren, mirëpo cilat janë ato shtete?! A janë ato shtetet latine, të cilat janë të armiqësuara ndërmjet tyre, apo mos vallë shtetet e detit të mesëm, të cilat nuk kanë forcë përveç vjedhjes dhe piraterisë?! Në qoftë se ato shtete do të donin t’i ndihmonin Bizantit, do ta bënin atë; do të dërgonin ushtri dhe anije, por nëse krishteret pas marrjes të Kostandinopojës do të na luftojë, a do të qëndrojmë ne të palëvizshëm, a nuk kemi ushtri që lufton dhe mbrojme veten tonë?!
O Sulltan, më pyete për mendimin tim, kështu që do t’i them ca fjalë, duhet që zemrat tona të jenë si shkëmbi, duhet ta vazhdojmë luftën pa u vërejtur tek ne plogështi dhe molisje. Kemi filluar një çështje andaj duhet ta përfundojmë. Duhet t’i shtojmë sulmet në mënyrë që të hapim vrima tek armiku, t’i shkatërrojmë ata me guxim. Nuk di ndonjë zgjidhje tjetër pos kësaj dhe nuk kam mundësi te them diçka tjetër pos kësaj….”.
Në fytyrën e Sulltanit dukeshin shenjat e gëzimit pas fjalimit të Zognush Pashës. Pas kësaj ai iu drejtua komandantit Turhan duke e pyetur për mendimin e tij, i cili u përgjigj me shpejtësi: “Me të vërtetë, Zognush Pasha ka të drejtë dhe unë e mbështes mendimin e tij.” Pastaj, pyeti dijetarët Ak Shemsud-Dinin dhe Kuranijun për mendimin e tyre, ngaqë Sulltani kishte besim në ta dhe i pranonte mendimet e tyre. Që të dy dijetarët thanë se e mbështesin mendimin e Zognush Pashës duke thënë: “Duhet të vazhdohet lufta, me durim do të arrijmë tek fitorja.”
Entuziazmi u shfaq tek të pranishmit, Sulltani u gëzua dhe përgëzoi me lutjet e dy dijetarëve për fitore, pastaj nuk mundi të përmbahej pa thënë: “Cili nga paraardhësit e mi ka pasur një ushtri sikurse timen sot?!”. Dijetarët mbështetën mendimin për vazhdimin e luftës në rrugën e Islamir. Kjo gjë e gëzoi Sulltanin, kështu që ai u shpreh i mendimit se sulmet duhet të vazhdonin derisa të merret Kostandinopoja. Pas kësaj, mbledhja përfundoi me sugjerimet e fundit të Sulltanit që sulmi i përgjithshëm dhe hyrja në qytet po afrohej dhe se kjo gjë është e pashmangshme dhe se urdhri do të vinte në kohë të përshtatshme dhe ushtarët duhej të përgatiteshin për këtë gjë

Referenca
Muhamed Ali Sallabi Perandoria Osmane, elementet e ngritjes dhe shkaqet e rënies
J. R. Melville Jones, The Siege of Constantinople 1453: Seven Contemporary Accounts,

Hakkert, 1973, p. 7: “Zagan Pasha”

Ellis Goldberg, Reşat Kasaba, Joel S. Migdal, “Rules and rights in the Middle East” (1993), p. 153

Kinross, Patrick Balfour (1977). The Ottoman centuries: the rise and fall of the Turkish Empire. Cape. ISBN 978-0-224-01379-6. Retrieved 5 October 2010. Zaganos Pasha
Nicolle, David; Haldon, John F.; Turnbull, Stephen R. (2007). The fall of Constantinople: the Ottoman conquest of Byzantium. Osprey Publishing. pp. 189–. ISBN 978-1-84603-200-4. Retrieved 5 October 2010.

Philippides, Marios (2007). Mehmed II the Conqueror and the fall of the Franco-Byzantine Levant to the Ottoman Turks: some western views and testimonies. ACMRS/Arizona Center for Medieval and Renaissance Studies. ISBN 978-0-86698-346-4. Retrieved 5 October 2010

Crowley, Roger. 1453: the holy war for Constantinople and the clash of Islam and the West. New York: Hyperion, 2005. pp. 168–171. ISBN 1-4013-0850-3 /arkivahistorikeshqiptare

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here