6.1 C
Pristina
Friday, July 1, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI E keni rraskapitur kombin me histori të rreme që na paraqet qyqarë,...

E keni rraskapitur kombin me histori të rreme që na paraqet qyqarë, të shkretë e të mjerë!

Abdullah Klinaku

Interpretimi alternativ i historisë ndaj asaj zyrtare është rruga më e sigurt që na e forcon krenarinë kombëtare, na e fuqizon identitetin dhe na e jep forcën të punojmë për të ndryshuar vendin dhe gjendjen tonë. Për dekada të tëra na e mësuan një histori zyrtare, fillimisht komuniste e pastaj me ndikime të ndryshme por me qëllim të njëjtë, që kombin tonë ta paraqesë komb qyqarë, të shkretë, të mjerë e me histori të shkëputur, me ngjarje episodike historike, por jo me një rrjedhë historike që dëshmon pjesëmarrjen tonë aktive në procese të rëndësishme të historisë.
Edhe postimi i B. Latifit, që lidhet me çlirimin e Kostandinopojës, provon ta dekurajojë kombin shqiptar dhe ta relativizojë ndikimin e tij ndaj rrjedhave historike të rëndësishme, ashtu si edhe krejt metodologjia e qasjes zyrtare ndaj historisë. Madje më e keqja duke provuar ta faktorizojë dhe ta fuqizojë rolin e serbo-sllavëve në këtë ngjarje që ndryshoi rrjedhën historike.
B. Latifi, deri sa flet për rolin e serbëve në çlirimin e Stambollit dhe kundërshton pjesëmarrjen aktive të shqiptarëve në këtë ngjarje historike i referohet një autori, historian çek, Konstantin Jereçk. Një historian i pasionuar pas historisë ballkanase e në veçanti asaj sllave, autor i disa librave për historinë e Serbisë dhe ministër i jashtëm dhe pastaj i Arsimit në Principatën e Bullgarisë.
Por po i njëjti është po aq selektiv në përzgjedhjen e burimeve historike sa që nuk mendon fare se sa e sa burime të tjera dëshmojnë për prejardhjen shqiptare të Zognush (Zaganos) Pashës, komandanti me ndikimin më të madh në çlirimin e Stambollit.
Prejardhja shqiptare e Zognush Pashës, regjistrohet dhe pranohet si e tillë nga burime të ndryshme italiane, burime të ndryshme osmane, ndër ta autoriteti i pa kontestuar shkencor i historisë osmane, prof. dr. Halil Inalcik, po ashtu prof. dr. Mehmet Maksudoglu, tjetër autoritet shkencor në historinë osmane.
Prejardhja e tij shqiptare pranohet edhe nga burime të ndryshme arabe, si ai i prof. dr. Ali Muhamed Salabi historian dhe ai prof. dr. Salim Rashid në botimin e tij “Muhamed Fatih”.
Prejardhja shqiptare e Zognush Pashës pranohet edhe nga autor perëndimor sikur se Nicolae Iorga, historiani dhe albanologu rumun, po ashtu historianët britanik David Nicollae dhe Stephen Richard.
Prejardhja e tij shqiptare dëshmohet edhe nga punimet dhe publikimet e autoriteteve tona shkencore si ato të prof. dr. Nehat Krasniqit si dhe studiuesve apo profesorëve të tjerë të osmanistikës, orientalistikës apo historisë osmane e shqiptare.
Nder të madh i bëjmë kombit tonë nëse e bindim që forca e tij shpirtërore dhe intelektuale, ka qenë aq e fortë sa që duart e shqiptarëve kanë mbajtur perandori, kanë themeluar shtete dhe i kanë dhënë civilizimeve autoritete me ndikim të madh që kanë ndryshuar rrjedha historike!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Vlerat e rralla të dardhave shqiptare, zbulojini këtu

Dardhat shqiptare kultivohen gjerësisht gati në të gjithë vendin. Sipas AgroWeb.org, Përmeti, Pogradeci, Dibra, Korça, Vlora, Lushnja, Fieri, jo...

Mesazhet e lashta të Ilirëve(Video)

Historia e tyre eshte sa enigmatike aq edhe e pastudiuar siç duhet. A mundet nje varreze te percjelle mesazhe nga lashtesia ?...

Shenjat që tregojnë se fryrja e barkut nuk është normale

Fryrja e barkut është krejtësisht normale dhe e përkohshme kur shfaqet para menstruacioneve ose pas ngrënies...

Misteri i arit shqiptar…(Video)

Sa ar ka dale nga fabrika e Rubikut gjate periudhes se komunizmit ? Perse ky proces qendronte i fshehte dhe ku shkonte...

Recent Comments