Një krijesë 390 milionë vjeçare e ngjashme me peshkun, ndoshta nuk është ajo që do të prisnit të gjenit në pemën tuaj familjare.

Por një studim i ri ka treguar se krijesa, e quajtur “Palaeospondylus gunni”, mund të jetë një nga paraardhësit më të hershëm të njeriut, shkroi DailyMail të mërkurën.

Fosilet e krijesës si ngjala janë të shumta në Caithness, Skoci, pasi u zbuluan për herë të parë atje në vitin 1890.

Ekspertët që nga atëherë e patën të vështirë ta vendosnin diku në botën e gjallesave, pasi kjo krijesë ishte vetëm 5 centimetër e gjatë, që e bënte rikonstruktimin e kafkës të vështirë.

Tani, Shigeru Kuratani nga qendra e studimeve RIKEN Cluster në Japoni, ka zbuluar dëshmi se krijesa kishte një nofull dhe katër gjymtyrë.

Gjetjet e vënë atë në krye të pemës familjare të kurrizorëve, përfshirë njerëzit.

“Palaepondylus” daton prapa në pikën kritike në histori kur kurrizorët e parë filluan ta bënin rrugën jashtë ujit.

Zbulimet e reja nënkuptojnë se shkencëtarët mund të zbërthejnë një sërë tiparesh morfologjike të panjohura dhe historinë e evolucionit të kafshëve me katër gjymtyrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here