6.1 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022
Home KURIOZITETE Të hënën do ndodhë eklipsi i plotë i Hënës

Të hënën do ndodhë eklipsi i plotë i Hënës

NASA- Të hënën  ndodh eklipsi i plotë i saj. Është momenti kur Toka do të vijë midis Diellit dhe Hënës. Duke rënë plotësisht në hijen e Tokës, Hëna do të errësohet ngadalë përpara se të bëhet e kuqe e errët. Ajo do të jetë e dukshme me sy të lirë para agimit të së hënës në pjesën më të madhe të Evropës. Amerika do të ketë një pamje të mrekullueshme në mbrëmjen e sotme.

Sipas BBC, hëna do të duket më e madhe se zakonisht, sepse do të jetë në pikën më të afërt me Tokën në orbitën e saj, duke i dhënë emrin super Hënë. Ajo do të quhet gjithashtu një Hënë me ‘gjak’. Në hemisferën veriore, hëna e plotë në maj shpesh quhet Hënë me lule sepse përkon me lulet e Pranverës.

E vetmja dritë e diellit që arrin në Hënë gjatë eklipsit të plotë do të jetë duke kaluar nëpër atmosferën e Tokës.

Astronomi Dr Gregory Brown, në Observatorin Mbretëror në Greenwich, Londër shpjegoi se kjo dritë do të jetë e kuqe gjaku, nga të gjitha lindjet dhe perëndimet e diellit të Tokës të reflektuara në sipërfaqen e Hënës.

“Ju në fakt do të shihni çdo lindje dhe çdo perëndim të diellit që ndodh rreth Tokës menjëherë. E gjithë kjo dritë do të projektohet në Hënë,” tha Broën.

Të hënën, pjesët perëndimore të Evropës do të kenë një pamje të mirë, por të shkurtër, ndërsa Hëna do të perëndojë gjatë eklipsit. Në Mbretërinë e Bashkuar, do të shihet më qart për shkak të pozicionit shumë të ulët të Hënës në qiell.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Si do të evoluojë pandemia gjatë 5 viteve të ardhshme?

Pandemia e Covid-19 nuk ka përfunduar ende. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur vitet e fundit. Po çfarë do të ndodhë...

Britania e Madhe jep alarmin: Bota rrezikohet nga “Sëmundja X”, e ngjashme me “Vdekjen e Zezë”

Mediat britanike kanë dhënë alarmin se një virus i ri, i quajtur “Sëmundja X” mund të mbërrijë në Mbretërinë e Bashkuar nga...

A ra Kostandinopoja sepse dikush harroi të mbyllte portën e qytetit?

Për më shumë se 1000 vjet, Kostandinopoja i rezistoi sulmeve të pafundme të dështuara. Kryeqyteti i Perandorisë Bizantine, i njohur ndryshe si...

Recent Comments