6.1 C
Pristina
Thursday, October 21, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Durrës – Emrat ilirë, Dëshmi Emblematike

Durrës – Emrat ilirë, Dëshmi Emblematike

Emrat ilirë të zbuluar në Durrës përbëjnë më shumë se gjysmën e të gjithë emrave vetjakë ilirë të njohur deri tani në Shqipëri.

Pjesa më e madhe e tyre janë zbuluar në mbishkrimet e gurëve sepulkralë, të nxjerrë në dritë gjatë gërmimeve arkeologjike në vitet 1950-1960 në zonat kodrinore e fushore të nekropolit të Durrësit.

Emrat janë botuar për herë të parë në vitin 1964 nga bashkëpunëtori i vjetër shkencor Vangjel Toçi, i cili shkruante se “emrat ilirë të Dyrrahit paraqesin një rëndësi të veçantë, pasi dëshmojnë vazhdimësinë e tyre me emrat e viseve të tjera të Ilirisë. “Adamat, Bryg, Dazaj, Epikad, Eptan, Lydra, Pita, Anula, Batuna, Teuta e Vokonia janë vetëm disa prej thuajse 300 emrave të zbuluar nga arkeologët durrsakë 50 vjet më parë”. Shumë prej emrave ilirë të zbuluar në atë kohë në Durrës u trashëguan nga fëmijë shqiptarë, që u lindën pikërisht në atë periudhë.

Numri i madh dhe thjeshtësia e gurëve funerarë, mbi të cilët janë shkruar, na lënë të kuptojmë se në Durrësin e lashtë banonin më shumicë Ilirët, pranë të cilëve ishin vendosur helenët dhe më vonë, të tjerë banorë të ardhur nga Italia-shkruan Vangjel Toçi, në gusht të vitit 1964, duke bërë të njohur për publikun këto zbulime.

Disa emra të zbuluar 50 vjet më parë, si Teuta, Gent, Plator apo Epikad na kujtojnë figura të shquara mbretërish apo prijësish ilirë. Emrat që përdornin ilirët e Dyrrahit dhe ata të vendit tonë në përgjithësi ishin përgjithësisht të thjeshtë e të shkurtër-nënvizonte Mjeshtri i Madh i Punës, Vangjel Toçi, (1920 – 1999).

Dalja në dritë e emrave vetjakë ilirë në Durrës, përveç evidentimit të elementit vendas, shënon edhe një kontribut për onomastikën ilire dhe trashëgiminë kulturore shqiptare në përgjithësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Zbulohet kisha 1.600 vjeçare në qytetin e lashtë Oriene të Turqisë

Zbulohet kisha 1.600 vjeçare në qytetin e lashtë Oriene të Turqisë “Ne zbuluam se toka e kishës përbëhet nga...

Teknologjia e parë në botë, ari do të nxirret nga telefonat e vjetër

Ari dhe metalet e çmuara do të nxirren nga telefonat dhe laptopët e vjetër. “Mint Royal” planifikon të prezantojë...

Këshilla nga psikologët e Harvardit për të rritur fëmijë të mbarë

Kohët kanë ndryshuar shumë dhe me kohë të reja vijnë zakone të reja, grupe sjelljesh dhe qëndrimesh që duken shumë të ndryshme...

Kush ishte kroati që diktoi shqipen në 1920-ën në mes të Beogradit

Fillimi i interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Serbi, e ka zanafillën më 1905, kur Universiteti i Beogradit, që atë vit...

Recent Comments