6.1 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022
Home KËSHILLA Njihet si “bima e lumturisë”, kjo lule lehtëson depresionin dhe emocionet negative

Njihet si “bima e lumturisë”, kjo lule lehtëson depresionin dhe emocionet negative

Aroma e kësaj bime është e njohur për shumë njerëz si “mbretëresha i të gjitha aromave”, por pak njerëz e dinë se sa pozitivisht ndikon tek njerëzit dhe për çfarë shërben. Lulja e jaseminit neutralizon emocionet negative si pasiguria, zemërimi, ankthi dhe lehtëson depresionin.

Kjo është arsyeja pse disa e quajnë atë si”bima e lumturisë”, sepse me të vërtetë ka një efekt pozitiv tek njerëzit. Ka disa lloje jasemini, por vetëm dy janë të përshtatshme për vajra esencialë për shkak të aromës specifike për të cilën njihet – Jasminum officinale dhe Jasminum grandiflorum, shkruan abcnews.al.

Shkencëtarët gjermanë kanë konfirmuar se aroma e jaseminit ka një efekt të dobishëm në psikikë dhe rrjedhimisht në trup. Profesori Hans Hutt dhe ekipi i tij publikuan rezultatet e hulumtimit të tyre në Journal of Biological Chemistry. “Rezultatet e hulumtimit i konsiderojmë si dëshmi.

Aroma e jaseminit mund të jetë një zgjedhje më e mirë se ilaçet e ndryshme për trajtimin e ankthit, pagjumësisë, qetësimit e kështu me radhë”, tha ai. Edhe pse kjo bimë nuk është shumë e vështirë për t’u mirëmbajtur, këshilla është që nëse nuk jeni në gjendje, blini një vaj esencial me bazë jaseminin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Sundoi oqeanet për miliona vite, pse u zhduk super-peshkaqeni Megalodon?

Nga Michael Heithaus Imagjinoni të udhëtoni pas në kohë, dhe të vëzhgoni oqeanet e 5 milionë viteve më parë. Ndërsa qëndroni...

Gjërat më të çuditshme që njerëzit gjetën në oborret e tyre(Video)

A mendoni se e dini se çfarë ka në oborrin e shtëpisë tuaj? Ju ndoshta mendoni se po. Kështu mendonin edhe këta...

Pikturat e harruara të Pirros dhe mbretit ilir Glauk

Pirroja i Epirit është figura e vetme brenda truallit ilir që përmendet gjërësisht sot nëpër auditorët më seriozë të historisë nga pedagogë...

Recent Comments