Ata që zgjohen herët këtë muaj kanë pasur mundësi të shohin shtrirjen pothuajse të përsosur të katër planetëve në qiellin e natës.

Por “spektakli” ende nuk ka mbaruar!

Kjo pasi që në orët e para të 30 prillit 2022, ne do të kemi mundësinë të shohim dy planetët, Venerën dhe Jupiterin “gati duke u përplasur” pasi ato do të duken se lëvizin jashtëzakonisht afër njëri-tjetrit nga “pika ku i shohim ne”.

Në fakt, të dy planetët do të afrohen aq shumë në qiellin e natës saqë do të duket se do të bashkohen në një masë gjigante, me shkëlqim me sy të lirë, sipas NASA-s.

Sidoqoftë, ata me teleskop do të jenë në gjendje t’i dallojnë dy objektet më qartë.

Planetët do të jenë 0,2 gradë larg njëri-tjetrit në afrimin e tyre më të afërt – pak më pak se distanca këndore e një hëne të plotë.

Spektakli do të jetë sërish i dukshëm në orët e agimit të 1 majit, por pozicioni i planetëve do të jetë i kundërt.

Sigurisht, planetët nuk janë fare afër njëri-tjetrit – orbitat e tyre thjesht do të duken ashtu nga pamja jonë e qiellit të natës këtu në Tokë.

Në realitet, planetët do të jenë 430 milionë milje (690 milionë km) larg njëri-tjetrit – më shumë se katërfishi i distancës midis Tokës dhe Diellit.

Ky ‘bashkim’ i dukshëm i Venerës dhe Jupiterit është “afrimi” i dytë që kemi parë këtë muaj, pasi Marsi dhe Saturni u rreshtuan në fillim të prillit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here