Fjala është e vogël shumë nga Odhise Grillo

Fjala është e vogël shumë:
disa shkronja, disa rrokje…
ajo rrjedh si mjaltë e qumësht
midis miqve, midis shokëve.

Fjala është e vogël shumë:
dhe e ashpër, dhe e brishtë…
i ngre valët perçeshkume,
kur vërsulet mbi armiqtë.

Fjala është e vogël shumë:
t’ëmbëlson a vret si plumbi…
fjala është si një urë
që lidh brigjet e një lumi. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here