Ky lajm për kryqëzimin e myslimanëve në rrethinën e Nishit e ka ndjekur me çudi edhe shtypi i huaj, duke e theksuar si dukuri shumë të mjerueshme në shekullin e sotëm të liberalizmit fetar, dhe që bie ndesh me bindjet e njerëzve dhe familjeve të caktuar, që me mjete të ndryshme prozelite njerëzit e varfër të ndërrojnë fenë.Përgagtiti: Jusuf OSMANINjë numër i konsideruar i shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit pas dëbimit të tyre në dimrin e vitit 1877/78, kanë qëndruar në vendlindjen e tyre, por për shkak të rrethanave të reja të krijuara, dhunës e terrorit pas një kohe kanë qenë të detyruar që të konvertohen në fenë krishtere dhe pas kohe edhe të asimilohen. Kështu edhe sot në territorin e sotëm të Republikës së Serbisë ka shumë familje që janë me prejardhje shqiptare. Siç shihet në dokumentin në vijim këto familje i kanë rezistuar konvertimit një kohë të gjatë.Përkitazi me këtë dukuri, Hafiz Muhamed Panxha, nga Sarajeva, më 31 dhjetor 1939, në revistën “Glasnik Islamske Vjerske Zajednice BiH”, VIII, nr. 1/1940 boton artikullin “Pokrštavanje muslimana o okolici Niša” (Kryqëzimi i myslimanëve në rrethinën e Nishit”), të cilin po e botojmë në tërësi:Gazeta beogradase “Vreme” e datës 16 nëntor të këtij viti ka sjellë një artikull me titull: “Dhjetë familje me 40 anëtarë janë kryqëzuar në fshatin Malçë te Nishi”, ku është paraqitur puna e mjerë të disa priftërinjve ortodoksë, të cilët mundohen që myslimanët e varfër t’i kthejnë në ortodoksi, kështu që të dëshmohen se si me sakrificë po e kryejnë “misionin e tyre baritor”. Ky lajm për kryqëzimin e myslimanëve në rrethinën e Nishit e ka ndjekur me çudi edhe shtypi i huaj, duke e theksuar si dukuri shumë të mjerueshme në shekullin e sotëm të liberalizmit fetar, dhe që bie ndesh me bindjet e njerëzve dhe familjeve të caktuar, që me mjete të ndryshme prozelite njerëzit e varfër të ndërrojnë fenë.

Kjo ngjarje e mjerueshme ka shkaktuar shqetësim të madh dhe të kuptueshëm në tërë opinionin e gjerë mysliman, i cili këtë e ka pranuar më habi dhe ka shkaktuar indinjatë dhe fyerje, që në këto ditë fatale dhe të vështira në një anë të caktuar e godasin vetëdijen dhe bindjen fetare të myslimanëve. Kjo indinjatë është edhe më e madhe, meqë me Ligjin për bashkësinë islame, në nenin 11 ndalohet çdo propagandë fetare nga jashtë në mesin e myslimanëve. Përveç kësaj, nga aspekti shtetëror dhe popullor është shumë e dëmshme dhe e rrezikshme, sepse krijon luftë fetare dhe fronte fetare që askujt nuk i duhet, ai i cili ia do të mirën dhe përparimin shtetit tonë popullor. Dhe për këtë është i kuptueshëm dëshpërimi i myslimanëve, të cilët me zemër e duan këtë shtet dhe që kanë dhënë dëshmi të shumta për dashurinë dhe lojalitetin ndaj shtetit, të cilin papërmbajtshëm e duan”. Autori i këtij artikulli me sugjerim të Reis-Ulemasë dhe me referentin e Ulema Mexhlisit në Shkup, ka shkuar për të shqyrtuar arsyet e këtij kryqëzimi masiv të myslimanëve.“Që shkaqet e këtyre kryqëzimeve të myslimanëve të përcaktohen në mënyrë të drejtë, është e nevojshme të kthehemi në kohën e para 70 e më tepër vjetëve, kur këto vise, të cilat tani i janë të banuara popullatë të shpërndarë myslimane, pushteti turk i ka lëshuar. Me shkuarjen e turqve nga këto vise, këta myslimanë i ishin lënë vetvetes në aspektin e jetës së tyre fetare. Pushteti serb në disa vende kishte caktuar hoxhë dhe i kishte paguar me mjete shtetërore, por puna e këtyre nëpunësve në ngritjen fetare nuk ka kaluar nga suazat e edukimit nga vendi i shërbimit. Vendbanimet myslimane të shpërndara në edukimin fetar kanë mbetur dhe i janë lënë vetvetes dhe derisa ka pasur disa njerëz të vjetër, i kanë mbështetur dispozitat myslimane dhe zakonet islame. Gjendja e këtyre vendbanimeve myslimane deri në luftërat ballkanike, në aspektin fetar, ishte mjaft e volitshme, sepse ka të bëjë me përzierjen e përhershme me jomyslimanët, që kanë filluar të marrin shumë zakone të krishtera, si p.sh. kremtimi festave të pagëzimit dhe dhënia e emrave të krishterë fëmijëve të tyre.

Organet shtetërore ishin mjaft tolerante, por edhe pushteti kishtar është përmbajtur ndaj çdo veprimi prozelitues në mesin e këtyre myslimanëve. Luftërat e gjata prej vitit 1912 deri në vitin 1918 kanë ndihmuar shumë që ritet fetare të këtyre myslimanëve gati në tërësi të jenë zbehur dhe pas mbarimit të luftës situata ka ndryshuar për të keq, kur priftërinjtë ortodoksë kanë filluar t’i bindin myslimanët që në masë të kalojnë në fenë ortodokse. Për këtë arsye kanë ndodhur disa kryqëzime masive të vendbanimeve të largëta myslimane. Në disa vite të fundit ky aksion pak është heshtur, por në dy-tre vjetët e fundit ka filluar në masë të madhe të aplikohet. Si pasojë e kësaj janë kryqëzimet masive të myslimanëve në Zhinipotok, të rrethit të Prokuples, që është bërë në maj të këtij viti si dhe kryqëzimi i fundit në Malçë.Nga ajo që është theksuar, shihet se rrethanat për zhvillimin e jetës fetare nëpër këto vendbanime të shpërndara myslimane në Nish dhe në rrethinën e tij ishin mjaft të pavolitshme. Deri në luftërat ballkanike nuk kishte në përgjithësi asnjë aksion për kryqëzimin e këtyre myslimanëve, por pas luftës rrethanat ndryshuan dhe pushteti kishtar aktivisht ka marrë pjesë, e nganjëherë drejtpërdrejt kanë ndihmuar disa organe të pushtetit politik. Po të kishin më shumë mirëkuptim nëpunësit fetarë, të cilët, edhe pse në numër të vogël, kanë shërbyer në këto treva, që sa më shpesh të binin në kontakt me këta myslimanë, kjo propagandë nuk do të kishte kurrfarë suksesi, edhe nëse do të kishte, ajo do të ishte e parëndësishme. Që 70 vjet, mijëra e mijëra nga këta myslimanë nuk kanë pasur asnjë hoxhë, e as që kanë pasur rastin të shohin se si kryhen detyrat fetare islame. Islami është ruajtur te ta vetëm sipas traditës, ka mbetur emri mysliman, ka mbetur e rrënjosur ndjenja se i takon Islamit, po pa kurrfarë forme islame. Për këtë shkak kanë mundur dhe janë detyruar në rrethanat e caktuara të përvetësojnë shumë zakone të krishtera, e më shumë ritet krishtere. 

Këta myslimanë i ishin lënë vetvetes, andaj edhe i ka gjetur ky fat i rëndë, që i dhemb në zemër çdo myslimani, kur sheh se sa ka gabuar dhe sa lëshime të mëdha ka bërë, duke i lënë këta myslimanë në fatin e rëndë. Nëse organet e Bashkësisë Islame që nga viti 1930, kur administrata unike shtrihej në tërë elementin myslimanë të këtij vendi, të merrnin me seriozitet këtë situatë të vështirë të myslimanëve të këtyre viseve dhe të kërkonin mënyrën e duhur të shërimit, jam i bindur që këto ngjarje të fundit të mjerueshme nuk do të ndodhnin. Sepse, siç kam theksuar, vetëdija islame, domethënë vetëdija që i takonin bashkësisë islame, te këta myslimanë është e fuqishme dhe e palëkundur. Kur e pyetni ndonjë mysliman të moshuar të moshës 60-70 vjeç, se pse ndihet mysliman, ai vendosmërisht dhe me krenari përgjigjet: “Unë jam mysliman, sepse edhe baba ishte mysliman, por edhe gjyshërit e mi më se 500 vjet e kanë mbajtur këtë fe dhe as unë nuk do ta lëshoj”. Po ashtu, edhe kur e pyetni ndonjë të ri, që kurrë nuk e ka parë hoxhën dhe asgjë nuk di për dispozitat islame, ai vetë me vetëdije përgjigjet: “Po, bre, mysliman jam dhe nuk dua të kryqëzohem”.Te kjo duhet të theksoj se që Ulema-mexhlisi i tanishëm në Shkup përpiqet të ndërmarrë masa të nevojshme për ngritjen fetare të këtyre myslimanëve, por fatkeqësisht nuk ka hasur në përkrahje të Këshillit të Saborit në Shkup, i cili u ka shkurtuar mjetet buxhetore të nevojshme për pagesën e disa nëpunësve fetarë në hapjen e mejtepeve.Tani në pika të shkurtra se si ka ndodhur ky kryqëzim masiv i myslima-nëve kohët e fundit, ku më së miri do të shihen shkaqet e këtij kryqëzimi.Më 26 dhjetor 1939 në imamatin e xhematit në Prokuple është mbajtur konferenca me myslimanët e shumtë të atjeshëm. Duke i pyetur për jetën e tyre fetare, kanë deklaruar se për ne myslimanët askush nuk është kujdesur, se fëmijët e tyre kurrë nuk e kanë mësuar mësimin fetar dhe se nuk kanë vijuar shkollën, por kohët e fundit gjendja po përmirësohet, sepse u ka shkuar një hoxhë i ri dhe i mirë, që po i mëson që të ruhen nga zakonet e këqija, në xhami i ka tubuar ata dhe sipas këshillës së tij në këtë vit shkollor kanë regjistruar mbi

40 fëmijë të tyre në shkollën fillore, e fëmijëve të tyre u mbahen edhe orët nga edukimi fetar. Ata janë edhe për atë që t’u hapet mejtepi, por janë të varfër dhe nuk janë në gjendje që ta mbajnë, andaj luten që vakëfi t’u hapë mejtepin. Duke i pyetur për shkakun e kryqëzimit të myslimanëve në Zhinipotok, ata deklarohen se këta myslimanë kurrë nuk e kanë parë hoxhën dhe nuk kanë ditur se çka është feja islame.Një prej atyre kaluesve, që atë ditë ishte në Prokuple, menjëherë është thirrur në dëgjim. Ai konvertues quhej Raim (tani Rajko) Huseinoviq dhe në deklaratën e tij në procesverbal thuhej:“Në maj të këtij viti kam kaluar në fenë ortodokse me fqinjët tjerë të mi nga fshati Zhinipotok, gjithsej 12 familje. Ky kalim ka qenë vullnetar dhe e vërtetoj se askush nga famullia ortodokse e as fqinjët nuk na kanë detyruar. Famullia gjatë kohës së pranimit na kanë premtuar se do të na japin prona dhe çdo zot shtëpie i janë dhënë, sipas numrit të anëtarëve të familjes, nga 45 deri 55 dinarë. Jam plotësisht i gatshëm dhe kam dëshirë që të kthehem unë në Islam, vetëm nëse pranojnë edhe fqinjët e tjerë të mi, e unë do të bisedoj me ta. Shkaku kryesor është se kurrë nuk ka ardhur imami, por edhe të vdekurit vetë i kemi varrosur, sepse nuk kemi mundur ta sjellim nga Prokupla, që është 40 km larg nga fshati ynë. Më a është e njohur se famullia nuk e ka lajmëruar hoxhën tonë, se kemi kaluar në krishterim, si dhe as ne nuk e kemi lajmëruar si dhe nuk kemi kërkuar kurrfarë dokumenti, por kemi ditur se jemi regjistruar në librin amë. Deklaroj se toka e premtuar kurrë nuk na është dhënë”.Sipas kësaj deklarate shihet se në çfarë mënyre bëhej propagandë për kryqëzimin e myslimanëve dhe njëherësh konstatohet se ky veprim i priftit ortodoks në përgjithësi nuk u përgjigjet dispozitave ligjore për kalimin nga një fe në tjetrën. Pra, një propagandë e tillë ilegale me vete duhet të sjellë pasoja ligjore.Me qëllim të ilustrimit më të mirë të kësaj propaganda ilegale kam paraqitur edhe procesverbalin e deklarimit të myslimanëve të Malçës, ku është bërë kryqëzimi masiv si dhe deklarimi i një të konvertuari nga Vrezhina e Epërme afër Malçës.

Më datën 27 dhjetor 1939 kanë dhënë deklarata këta persona:1. Vulle Buniq, farkëtar nga Malça ka dhënë këtë deklaratë:“Gjithsej kam 8 anëtarë të familjes dhe këta dy djem (Mirosllavin dhe Zhivojinin), një vajzë (Branën), dy reja (Desankën dhe Leposavën) dhe mbesën (Nadën) si dhe bashkëshorten (Spasenën). Nga të gjithë këta nuk kemi kaluar në fenë krishtere vetëm unë dhe bashkëshortja. Arsyen e kalimit të tyre nuk e kam saktësisht të njohur, por mendoj se famullitari disa herë u ka thënë se do t’i kurorëzojë pa pagesë dhe do t’i shpërblejë shumë. Edhe mua dhe bashkëshorten disa herë na ka ftuar Prefektura e rrethit në Nish dhe ka kërkuar që të kurorëzohemi ose atje ose atje. Kjo është bërë për shkak se imami i Nishit ka paraqitur fletëparaqitjen që po jetojmë në mënyrë jashtëmartesore, edhe pse unë jam kurorëzuar para 40 vjetëve te hoxha në Nish”.2. Vlladimir (Latif) Buniq, farkëtar nga Malça ka deklaruar:“Gjithsej i kam 4 anëtarë të familjes, bashkëshorten Cana, e cila ishte e fesë ortodokse dhe ka kaluar në islam; pastaj kam tre fëmijë: Rabinë (Radën), Mustafën (Mutën) dhe Rankun. Asnjëri prej këtyre nuk ka kaluar në fenë krishtere. Famullitari i atjeshëm disa herë, nëpërmjet të romëve, ish-myslimanë nga Vrezhina e Epërme na ka ftuar për një bisedë, por unë nuk kam shkuar, sepse e kam ditur se do të na këshillojë që të braktisim islamin. Hoxha nga Nishi kurrë nuk na ka ardhur, as ne nuk e kemi ftuar, sepse jemi shumë të vobektë. Unë para lufte isha toger i xhandarmërisë në Shtip dhe s’kam qenë në xhami dhe e njoh pak fenë. Fëmijët askund nuk i mësoj”.3. Uskokoviq Ranxhell nga Malça ka deklaruar:“Unë i kamë 4 anëtarë të familjes, nuk e kam lejuar askënd të kalojë në fenë ortodokse. Famullitari nga Malça më ka dërguar porosi nëpërmjet romëve të Vrezhinës së Epërme që të kaloj në fenë ortodokse dhe se falas do të kurorëzohemi, ndërsa te hoxha kushton 500 dinarë. Njëjtë na ka thënë edhe prefekti i Rrethit të Nishit, kur na ka thirrur për paraqitje në imamatin në Nish.

E kam të njohur se janë kryqëzuar këto familje në Vrezhinën e Poshtme: Vuka Musiq, farkëtar, që ka 6 anëtarë, 2. Maliq (Mihailo) Xhaferoviq me 8 anëtarë, 3. Smailoviq Çedomir me 5 anëtarë, 4. Deva Musiq me 2 anëtarë (ndërsa baba i tij Arifi ka mbetur në fenë islame); Nga Malça: 5. Mirko Buniq me 2 anëtarë, 6. Zhivojin Buniq me bashkëshorten, dhe djalin Bulla Buniq. Këtë kryqëzim e ka bërë famullitari z. Nikolla Rançiq në kishën e atjeshme në ditën “Poklada”, të hënën, më gëzim dhe festim, të cilin e ka organizuar “kumbara” Çeda Stamenkoviq, tregtar nga Nishi. E kam të njohur se këta që kanë kaluar në fenë ortodokse janë penduar dhe mendoj se nëse hoxha bën pak përpjekje ata do t’i kthejë.Na jetojmë në gjendje të vështirë ekonomike dhe se nuk po mund t’i dërgojmë fëmijët në shkollë, sepse nuk kemi para për libra si dhe as shkolla e as komuna nuk na i japin falas”.Në fund të këtij procesverbali të gjithë të përmendurit më lart në mënyrë solidare deklarojnë: “Të gjithë të shënuarit më lart deklarojmë se neve askush nuk mund të na detyrojë që të braktisim islamin dhe deri në vdekje do të mbesim myslimanë dhe edhe fëmijët tanë do të mundohemi që edhe ata të gjithë të kthehen në Islam, pasi kanë kaluar në fenë krishtere.” Në fund Vlladimir Buniq pohon se e ka një fëmijë, Mustafën, i cili e ka kryer shkollën fillore, andaj lutet që të dërgohet në ndonjë shkollë më tutje, sepse ka dëshirë për mësim.Më tutje gjatë dëgjimit të myslimanëve nga Malça thuhet që në mënyrë vullnetare ka vepruar Çedomir Selimoviq, kovaç nga Vrezhina e Epërme, që në emër të myslimanëve të kryqëzuar e jep këtë deklaratë:“Kam kaluar në fenë krishtere para dy muajve në Malçë me tërë familjen. Prefektura e Rrethit në Nish ka kërkuar që të kurorëzohem, prandaj kam shkuar të prifti, sepse kurrë nuk kam qenë në Nish, ndërsa baba më ka stërpikur me ujë gjatë lindjes.Aryseja kryesore që kemi kaluar është sepse jetojmë vetëm në mes të krishterëve, e hamë mishin e derrit dhe e kremtojmë festën dhe kemi dëshiruar që të llogaritemi si ortodoksë. Pra, të gjithë ne nga Vrezhina e Epërme kemi kaluar vullnetarisht dhe pa asnjë presion. Kumbarë ka qenë Çeda Stamenkoviq, ndërsa jemi kurorëzuar në të hënën e fundit. 

Gjatë kurorëzimit, kumbara, sipas adetit, i ka qerasur gratë tona me nga një shami. Të tjerët asgjë nuk kemi marrë.Më së shumti na ka ardhur rëndë se hoxha nuk na ka ardhur kurrë, andaj vetë i kemi varrosur njerëzit tanë dhe kemi parë se ata që kanë kaluar në Islam para disa vjetëve kanë probleme të mëdha për shkak të kësaj dhe ne kurrsesi nuk mund të paguajmë hoxhën, ndërsa popi të gjitha këto na i kryen falas. Po të dija diç për fenë islame kurrsesi nuk kisha kaluar dhe se unë kam qenë si i pafe. Tjetër nuk kam çka të them për këtë”.Deklarata e mëparshme e myslimanëve të Malçës dhe e konvertantit Selimoviq Çedomirit e ilustrojnë mjaft se cilat ishin shkaqet që këta myslimanë janë kryqëzuar. Gjithsej në Malçë dhe në Vrezhinën e Epërme janë kryqëzuar 28 persona. Ky akt i kryqëzimit të myslimanëve është ilegal, sepse nuk janë zbatuar formalitetet e dispozitave ligjore kur kalohet nga feja në fe. Të gjithë këta myslimanë të kryqëzuar edhe tani në librat amëz janë të regjistruar si myslimanë, sepse akti i kryqëzimit të tyre është bërë në mënyrë ilegale.Te kjo duhet të konstatohet një fakt shumë falënderues se fshatarët ortodoksë janë tolerantë ndaj fqinjëve të tyre myslimanë, që edhe të tjerëve duhet t’u shërbejë si shembull i mirë.Myslimanët në Nish dhe në rrethet përqark jetojnë në gjendje shumë të vështirë materiale. Më së shumti merren me zejen e farkëtarisë dhe të shportarisë. Në Nish ka njerëz me gjendje paksa më të mirë, por duhet të konstatohet me keqardhje se shumë punëtorë të kualifikuar nuk mund të punësohen, edhe pse në Nish ekziston mundësia. Jemi të gatshëm që kjo padrejtësi do të përmirësohet dhe që myslimanëve do t’u ofrohet rasti që në bazë të fuqisë numerike do të punësohen në sipërmarrje të ndryshme, që në Nish ka në numër të madh. Sidomos fakti falënderues duhet theksuar se këta myslimanë në luftën për jetesë janë mjaftë të shkathtë dhe se në mesin e tyre, me gjithë varfërinë nuk mund t’i shohësh si lypës. Çdonjëri dëshiron që bukën ta fitojë me duart e veta.

 Në mesin e tyre shihet se edhe janë të prirur që fëmijët e tyre t’i shkollojnë, andaj si shembull në këtë vit shkollor në Prokuple janë regjistruar në shkollën fillore mbi 40 fëmijë myslimanë, ndërsa më herët fëmijët e tyre fare nuk kanë shkuar në shkollë. Ata duhet të falënderojnë imamin në Prokuple. Me vendosjen e imamëve agjilë dhe sakrifikues dhe të sejjar-vazit në këto treva, arsimi në mesin e myslimanëve të atjeshëm do të lëshojë shpejt rrënjë të thella.Këtu shkurtimisht është paraqitur gjendja e myslimanëve në Nish dhe rrethinën e tij dhe arsyet e kryqëzimit të tyre. Andaj, duhet shpejt të merren masat e nevojshme që në të ardhmen të pengohen këto ngjarje të këqija, që i prekin ndjenjat e të gjithë myslimanëve të këtij vendi, si dhe i dëmtojnë interesat e shtetit dhe të bashkësisë kombëtare.Që të vërtetohen masat e nevojshme, kam udhëtuar nga Nishi në Shkup me referentin e arsimit të Ulema-mexhlisit në Shkup, kështu që në konferencën e përbashkët të Ulema-mexhlisit dhe të anëtarëve të Saborit të vakëfit, të cilët gjendeshin në Shkup, kemi përcaktuar masat të cilat duhet të merren që kjo gjendje sa më shpejt të përmirësohet.Në fund theksoj besimin se ende ekzistojnë kushtet që gjendja shpejt të përmirësohet, sepse ndërgjegjja e myslimanit, edhe pse më decenie e papërpu-nuar, është e fortë dhe e palëkundur. Fara e mirë e mbjellë, shpejt jep fryt të mirë dhe të shpejtë”.(Hafiz Muhamed Pandža, Pokrštavanje muslimana o okolici Niša”,Glasnik Islamske Vjerske Zajednice BiH, VIII, br. 1/1940, f.6-11)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here